
BRITANI E MADHE- Edhe një herë bandat shqiptare janë bërë kryefjala e mediave britanike. Media britanike "The Sun" i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare ku ndër të tjera tregon se një aleancë ka filluar mes shqiptarëve dhe turqve në Britaninë e Madhe.
Në shkrim thuhet se sipas burimeve për median britanike tregtarët e mëdhenj të drogës në Turqi historikisht janë mbështetur shumë te shqiptarët për të shpërndarë drogën e tyre në Evropë.
"Dy persona me maska që qëndrojnë të ulur para një supermakine që kushton 160 mijë paund, duke pozuar për një video rap që do të postohet në TikTok. Ata paralajmërojnë që ‘të mos kruhet njeri’ me turqit ose shqiptarët përpara se të largohen me Audin e tyre të kuq Audi R8 Spyder”-kështu e nis artikullin The Sun.

Përpos emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri si Dritan Rexhepi, në shkrim përmenden edhe anëtarët e bandës kriminale shqiptare Hellbanianz, në Londrën Lindore, tashmë të njohur për shfaqjen e pasurisë dhe armatimit të tyre në mediat sociale. Ndërsa duket se grupet turke po ndjekin shembullin e tyre.
"Në shenjë vetëbesimi personat e maskuar këndojnë për disa kriminelë lokalë, duke treguar pa turp edhe ku kanë filmuar videon, në Haringey, Londrën Veriore”, shkruan The Sun.
"Kriminelët shqiptarë nuk kanë pretenduar të fshehin stilin e tyre të jetesës luksoze, ndërsa bëjnë kërdinë duke shitur drogë në të gjithë Britaninë. Banda e rrugës Hellbanianz, e bazuar në pasurinë Gascoigne të East Barking, është e famshme për shfaqjen e makinave luksoze, bizhuterive dhe transportuesve të blinduar të montuara me makinë e armë. Në një shenjë të mëtejshme të bashkëpunimit në rritje midis gangsterëve nga të dy vendet, një zot droge shqiptar i arratisur që përmbyti Britaninë e Madhe me kokainë ishte operacioni në qytetin turk të Stambollit, ku në pranga ra Dritan Rexhepi,"-shkruan The Sun, duke theksuar lidhjen e shqiptarëve me turqit.
Më tej, The Sun shkruan se kriminelët me origjinë shqiptare nuk po shkaktojnë vetëm problemet me drogë në Britani, por fshihen edhe pas operacioneve të trafikut të emigrantëve klandestinë në Francë. Teksa ndalet për të folur sërish për problemin e emigrantëve, The Sun nënvizon se numri i shqiptarëve që shkojnë ilegalisht ka rënë ndjeshëm si pasojë e marrëveshjes mes kryeministrave Edi Rama dhe Rishi Sunak./ZËRI