Aktualitet

‘Sterilizimi’, Beqaj në SPAK mbi 3 orë. Sërish shkon me makinën e Ermal Kurtulajt: S'kam patentë!

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Ilir Beqaj duhet të paraqitet çdo të premte përpara OPGJ-së, si dhe e ka të ndaluar të largohet jashtë vendit

E.K
‘Sterilizimi’, Beqaj në SPAK mbi 3 orë. Sërish shkon
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngjitur sërish sot shkallët e SPAK, ku përveçse ka detyrimin për t’u paraqitur para OPGJ, në respekt të vendimit të GJKKO-së, do të merret në pyetje dhe nga prokurorët. Marrjet në pyetje të Beqajt, zakonisht zgjasin me orë të tëra, siç ndodhi edhe tre ditë më parë, ku ish-ministri dha llogari përpara prokurorëve. Por sot, hetuesit duket se janë mjaftuar me vetëm 3 orë diskutime. Informacionet se çfarë ka ndodhur brenda, i ka dhënë vetë ish-ministri, i cili është paraqitur sot për herë të katërt për çështjen e sterilizimit.

“Edhe sot u paraqita në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. u mora në pyetje nga hetuesi. Sot kishim pyetjet për sterilizimit. Diskutuam për gazin dhe aneksin 8, madje për aneksin 8 në një pjesë shumë të plotë sepse e dini që lidhet me këtë çështje është pjesë e dokumentave standarde,”-tha Beqaj jashtë SPAK.

Por edhe sot, si për karshillëk ndaj SPAK, ish-ministri mbërriti në prokurori me automjetin e shtetasit Ermal Kurtulaj, i cili u gjobit për herë të dytë me 30 mijë lekë nga policia bashkiake për parkim të gabuar. Lajmin se ishte gjobitur sërish, Beqaj e priti me ironi, ndërkohë që edhe njëherë përsëriti se Kurtulajn e njihte prej kohësh. Për përdorimin e mjetit të tij, tha se e merrte pasi nuk kishte vetë patentë, një alibi me të çala. 

"Siç edhe mund ta shihni edhe sot kam ardhur me ndihmën e avokatit. Me automjetin luksoz "Tuareg". Prapë jemi gjobitur? Atëherë lidhja me Ermalin ua kam thënë prej kohësh... Ka një arsye shumë të thjeshtë pse vij me automjetin e të tjerëve dhe jo me timin. Unë nuk di ti jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi.

Për sterilizimin, ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit të sterilizimit, në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ilir Beqaj ndërkohë që po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, sipas gjyqtarit Erjon Bani, Beqaj edhe ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Në funksion të hetimeve, në fund të vitit 2023, u ushtruan kontrolle në banesën dhe disa kompani farmaceutike në pronësi të Beqajt. Por përveç aferave në sektorin e Shëndetësisë, Beqaj është nën hetim dhe për abuzimin me fondet e huaja në SASPAC, agjensi të cilën e drejtonte deri pak javë më parë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB