Aktualitet

SKANDALI! SPAK e akuzon për pastrim parash, Ermal Kurtulaj vazhdonte detyrën, kolege kishte të shoqen

Kurtulaj ka dhënë dorëheqjen, por bashkëshortja e tij, vazhdon të jetë e punësuar në të njëjtën institucion.

k.m.
SKANDALI! SPAK e akuzon për pastrim parash, Ermal Kurtulaj vazhdonte
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Edhe pse Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit e akuzonte Ermal Kurtulajn se ishte "prestanome" i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ai shkonte ende në punë. Si çdo ditë, si normalisht, pa u shqetësuar aspak. Madje prej më shumë se 3 javësh është paguar nga taksat e qytetarëve, ndërsa mbi të rëndonte akuza për disa vepra penale. Kurtulaj është larguar nga detyra duke dhënë dorëheqje, ndryshe nuk do të ishte larguar kurrë. 

Sipas "Lapsi.al", skandali vazhdon edhe më tej. Kurtulaj ka dhënë dorëheqjen, por bashkëshortja e tij, vazhdon të jetë e punësuar në të njëjtën Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Edhe ajo shkon në punë çdo ditë si normalisht, edhe pse njëjtë si i shoqi ka pasur mundësi që të prishi provat dhe të shkatërrojë të dhëna të rëndësishme për hetimet e mëtejshme të skandalit të përvetësimit të parave nga programet e Bashkimit Europian. 

ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosjen e Prokurorisë evidentohet takimet që Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me qëllim lëshimin e faturave fiktive. Po ashtu, faktohet dhe njohja e vjetër që Kurtulaj ka pasur me ish-ministrin. Madje ky i fundit e ka pranuar miqësinë me të pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje. Në dosjen e publikuar nga ZËRI, janë evidentuar disa raste kur Kurtulaj frynte vlerën e shpenzimeve të eventeve ku përfshihej dhe SASPAC, pjesë e grupit negociator të së cilës ishte dhe Beqaj me qëllim pastrimin e parave.

Në dosje thuhet se Kurtulaj akuzohet për: korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. 

Por duket se asnjë nga këto akuza nuk e kanë bindur drejtuesin e SASPAC që ta largonte nga detyra./ZËRI

Poll

MOS HUMB