
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi është marrë për më shumë se 9 orë në pyetje në ambientet e SPAK, ka dalë prej andej gjatë pasdites së sotme. Pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Beqaj deklaroi se do të vazhdojë që të merret në pyetje nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, pasi hetimi për rastin është kompleks. Ish-ministri ka 'orientuar' edhe SPAK-un se ku duhet të hetojë, duke ngulur edhe njëherë këmbë për periudhën mars 2011-shtator 2023.
Duke qenë se herën e fundit që ishte në Prokurori kërkoi mjetet e tij, sot Beqaj bëri me dije se do t'i tërheqë, por sot ka marrë vetëm 2 dokumente.
"Sot gjithashtu prokurorët më komunikuan që unë do të kem së shpejti ato sende, që janë sekuestruar më datë 28 dhjetor, por që lidhen me vazhdimin e hetimit për Sterilizimin. Sot kam marrë 2 dokumente, që kanë lidhje me udhëtime jashtë vendit. Pasi të përfundojnë inskeptimet e pajisjeve elektronike të marra në shtëpi, do të më kthehen. Besoj se është e rëndësishme të thuhet se sot u sqarua edhe fakti që gazi dhe aneksi tetë, që ka qenë në gojët e juaja nga 28 dhjetori deri më sot, kanë lidhje me Sterilizimin dhe nuk kanë asnjë lidhje me çështjen tjetër,"-tha Beqaj ndër të tjera.
Ilir Beqaj: Besoj se hetimet, mesa kemi parë deri tani, janë ende shumë të ngushta dhe është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar tashmë pse 2 vite e gjysmë u mbajt në qese centrali dhe nuk u vu asnjëherë në punë. Tashmë janë bërë 8 vite nga zbatimi i kontratës për të hetuar se kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe të buxhetit të shtetit nga zbatimi i kësaj kontrate. Sot gjithashtu prokurorët më komunikuan që unë do të kem së shpejti ato sende, që janë sekuestruar më datë 28 dhjetor, por që lidhen me vazhdimin e hetimit për Sterilizimin. Sot kam marrë 2 dokumente, që kanë lidhje me udhëtime jashtë vendit. Pasi të përfundojnë inskeptimet e pajisjeve elektronike të marra në shtëpi, do të më kthehen. Besoj se është e rëndësishme të thuhet se sot u sqarua edhe fakti që gazi dhe aneksi tetë, që ka qenë në gojët e juaja nga 28 dhjetori deri më sot, kanë lidhje me Sterilizimin dhe nuk kanë asnjë lidhje me çështjen tjetër.
Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit të sterulizimit, në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ilir Beqaj ndërkohë që po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, sipas gjyqtarit Erjon Bani, Beqaj edhe ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Në funksion të hetimeve, në fund të vitit 2023, u ushtruan kontrolle në banesën dhe disa kompani farmaceutike në pronësi të Beqajt./ZËRI/