Aktualitet

Beqaj para SPAK: Të më kthejnë laptopin të paktën. Ermal Kurtulajn e kam mik të vjetër

Ndër të tjera, u ndal dhe tek miqësia e hershme me Ermal Kurtulajn dhe bashkëpunimi me të.

E.K
Beqaj para SPAK: Të më kthejnë laptopin të paktën.
Ilir Beqaj në SPAK

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur pasditën e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku është pyetur sërish në lidhje me dosjen e Sterilizimit. Pas daljes nga SPAK, në një komunikim me mediat ai kërkoi që ti rikthehet laptopi si dhe të njihet me raportin e plotë të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ku sipas tij është hartuar dhe akuza ndaj tij. Po ashtu, ai u shpreh se ai dhe familja e tij nuk kanë më asnjë lidhje me lokalin “Gzona”, ku dhe priteshin faturat fiktive. Ndër të tjera, u ndal dhe tek miqësia e hershme me Ermal Kurtulajn dhe bashkëpunimi me të.

Ilir Beqaj: Që prej 20 nëntorit në zbatim të vendimit të gjykatës duhet të paraqitem te një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot.

PyetjeKontrollet në shtëpinë tuaj dhe janë sekuestruar sende. A keni bërë apelim?

Ilir Beqaj: Jo jo. Ai është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh. Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur si kontrolli dhe sekuestrimi i sendeve. Të nesërmen kam kërkuar që në laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e serilizimit, siç jam i hapur për të zbatuar çdo gjë që kërkon drejtësia kërkoj që edhe ajo të jetë korrekt me mua. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion.

PyetjeMarrëdhënie juaj me personat që përmenden në dosjen e SPAK? Kush është pronari i Gzona?

Ilir Beqaj: Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. QË në maj të 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej nga SASPAK. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare ekonomike me familjen time. bashkëshortja ime është larguar në shkurt të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë ka marrë 1,5 milionë lekë të vjetra.

Ilir Beqaj zyrtarisht po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Por, sipas gjyqtarit Erjon Bani, Beqaj përveçse ka shpërdoruar detyrën, ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë.

Kodi Penal e përcakton qartë se Neni 248, Shpërdorimi i detyrës: Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Por deri më tani, Beqaj nuk ka shkelur asnjë ditë në qeli…/ZËRI

Poll

MOS HUMB