Aktualitet

Video/ Këmbësorë kujdes në rrugë! Policia ka nisur aplikimin e gjobave

Në jo pak raste, këmbësorët janë bërë shkak i aksidenteve të rënda me pasoja në jetët e tyre, dhe për këtë shkak policia rrugore ka nisur vendosjen e gjobave me qëllim sensibilizimin

E.K
Video/ Këmbësorë kujdes në rrugë! Policia ka nisur
Policia Rrugore

TIRANË- Tashmë subjekt i ndëshkimit nga policia rrugore nuk do të jenë vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët që kalojnë rrugën në vende ku nuk ka vija të bardha. Në këtë fillimvit, Policia Rrugore bën me dije se ka nisur aplikimin e gjobave, me vlerë 1 mijë lekë të reja, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit në rrugë.

Në videon e shpërndarë nga Policia Rrugore, janë evidentuar me pamje disa raste të kalimit të parregullt në rrugë nga ana e qytetarëve, të cilët janë gjobitur me masë administrative.

Raportet e Policisë Rrugore kanë evidentuar kalimet e parregullta të këmbësorëve si burim aksidentesh në shumë raste, dhe për këtë shkak edhe gjobat duket se kanë nisur që të aplikohen.

Poll

MOS HUMB