Aktualitet

Nën akuzë për shpërdorim detyre, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon

Kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun. Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.

f.t
Nën akuzë për shpërdorim detyre, GJKKO pranon gjykim të
Vangjush Dako

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndëra nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit. Kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun. Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie./ZËRI

Poll

MOS HUMB