
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e Alexandër Bobonvikov, i arrestuar 15 ditë më parë sapo zbriti nga një avion privat me miqtë e tij në Rinas. Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56 vjeçarit.
Ai deklaroi pas arrestimit në Shqipëri se kishte ardhur për arsye turistike, por gjykata e la në burg me afat 15 ditor. Më herët ai ishte ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.
Bobovnikov ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga Rusia për një mashtrim 200 mijë euro të kryer në vendin e tij të lindjes. Bobovnikov njihet si një kundërshtar i presidentit rus Vladimir Putin, ndërkohë që më herët ai ishte ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij./ZËRI