
DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Devoll, ku një 64-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Sipas policisë, Zenel Rushitaj, ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik. Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren. Zenel Rushitaj, i cili ndodhet pas hekurave, akuzohet se ka abuzuar disa herë me të miturën. Vetë e mitura në emison ‘Me zemër të hapur’ në News24, ka treguar detaje nga abuzimi, ku shprehet se 64-vjeçari i jepte nga 2 mijë lekë.
“Më kërcënonte, më thoshte që, hajde këtu, hajde aty. Më zhvishte. Më shtrëngonte me forcë. Më puthte, më jepte nga 2 mijë lekë. Më kërcënonte, më thoshte; do të vras babanë”,-i rrëfeu vajza hallës së saj.
Po ashtu halla e saj ajo që ka rrëfyer detaje nga abuzimi i mbesës. Halla tregon se gjithçka u zbulua nga mesazhet dhe tregon se mbesës së saj akoma nuk i është bërë asnjë analizë nga mjekësia-ligjore.
“Gjithçka u zbulua kur u kontrolluan mesazhet. Ishte gjyshi ai që zbuloi mesazhet. Më pas erdhi një thirrje telefonike nga personi në fjalë. Kishte 3 muaj që ai e kontaktonte vajzën. Kjo përkon dhe me largimin e babait të vajzës. Kjo histori është zhvilluar dhe para 1 viti. Kur ishte babai këtu, ai qetësohej, nuk e sulmonte vajzën. Nuk jemi të afërt me zotërinë, por fis. Ai është dënuar për vrasje dhe për tentativë për përdhunim me një jo të mitur. Ai njihet për vepra të rënda. Këto ngjarje kanë shumë vite. Familja e ka përjetuar keq. Janë të gjithë në shok. Babai i vajzës është i shokuar, madje dhe gjyshi i saj. Vajza është në shok psikologjik. Kanë shkuar punonjës social për ta marrë në pyetje. Vajzës nuk është bërë asnjë analizë nga mjekësia-ligjore. Ne kemi pikëpyetje të mëdha, pasi gjyshit nuk i është dhënë asnjë sqarim dhe të mësojë se pse vajzës nuk i është bërë analiza mjeko-ligjore. Vajza është e shokuar. Nuk e di dimensionin e problemit dhe pasojat. Është ngacmuar seksualisht, përtej prekjes.”, tha halla.
Aktualisht, 64-vjeçari është në pranga, ndërsa e mitura pritet t'i nënshtohet testimeve që do të zbulojnë nëse është abuzuar nga i moshuari./ZËRI