
GREQI- Tronditëse janë gjetjet e ekspertizës mjekoligjore nga autopsia që bënë në kufomën e 11-vjeçares, e cila u vra nga daja i saj. Sipas mediave greke, e mitura ka humbur jetën për shkak të dy goditjeve fatale që daja i ka dhënë me një kaçavidë që kishte në dorë në momentin që tentoi ta përdhunonte. Goditjet e mitura i kishte në shpretkë dhe në zemër.
Por po ashtu, ekspertiza doli në përfundimin se e mitura nuk ishte abuzuar seksualisht para se të vritej.
Siç u tregoi autoriteteve, vrasësi i pamëshirshëm (ende i paidentifikuar me emër) vetëm sa i kishte propozuar mbesës që të kryente marrëdhënie me të, por e mitura nuk kishte pranuar dhe i ishte përgjigjur duke i thënë se do t'i tregonte gjithçka familjes së saj. Në këtë moment, daja mostër ka kapur një kaçavidë dhe e ka goditur disa herë në organet vitale duke i marrë jetën./ZËRI