Aktualitet

Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e Simon Simonit, Gjykata e Lartë gjobit Dajtin

Kërkesa e tij, e gjykuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Valbon Çekrezi e ka refuzuar kërkesën e tij dhe e ka gjobitur Dajtin për kërkesë të padrejtë.

k.m.
Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e Simon Simonit, Gjykata e
Dritan Dajti

TIRANË- Dritan Dajti është gjobitur për shkak se kërkesa e tij për përjashtimin e Sandër Simonit nga trupa gjykuese është vlerësuar si e padrejtë. Për të disatën herë radhazi, Dajti dorëzoi kërkesën për dorëheqjen e relatorit të çështjes. Por, kërkesa e tij, e gjykuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Valbon Çekrezi e ka refuzuar kërkesën e tij dhe e ka gjobitur Dajtin për kërkesë të padrejtë.

Vlera e gjobës ndaj tij është 100 mijë lekë të vjetra. 

Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e Simon Simonit, Gjykata e

Edhe një javë më parë Gjykata e Lartë refuzoi të pranojë 4 kërkesat e Dajtit për përjashtimin e Simonit, vendim që u mor nga gjyqtari Asim Vokshi. Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij. Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini është ankimuar nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB