Aktualitet

Në kërkim nga Italia, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (Emri)

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali

E.K
Në kërkim nga Italia, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Arrestohet Xhesian Abedini

TIRANË- 26-vjeçari Xhesian Abedini është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për akuzan e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Ai u vu në prangat e policisë në rrugën “Rexhep Pinari”, ndërsa do të nisë puna për ekstradimin e tij.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar "Milano".

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 26-vjeçar.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano".  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën "Rexhep Pinari" dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.         

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Poll

MOS HUMB