Aktualitet

Në “filtrin” e SPAK edhe mbesa e Berishës, si u kontrollua blerja e një apartamenti në Gjermani

Dokumenti është nxjerrë nga një kompjuter i sekuestruar në studion ligjore “Pustina” dhe bëhet fjalë për një transfertë financiare të kryer nga një llogari bankare gjermane e Jamarbër Malltezit.

k.m.
Në “filtrin” e SPAK edhe mbesa e Berishës, si u kontrollua
Argita Berisha, Desara dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” kanë përfshirë edhe vajzën e Jamarbër Malltezit. Në dosjen e siguruar nga "Zëri.ai", SPAK ka sekuestuar disa shpjegime të dhëna nga vajza e Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi, për një institucion gjerman, në lidhje origjinën e 42 mijë eurove të dhëna nga i ati. Dokumenti është nxjerrë nga një kompjuter i sekuestruar në studion ligjore “Pustina” dhe bëhet fjalë për një transfertë financiare të kryer nga një llogari bankare gjermane e Jamarbër Malltezit. Në kompjuterin e sekuestruar nga SPAK tek studio Pustina është gjetur një dokument, në të cilin jepet një shpjegim sesi duhet t'u përgjigjet autoriteteve gjermane në lidhje me origjinën e parave të të atit. 

“Babai im depozitoi draft-kontratën për blerjen e apartamentit tim në bankën e tij në Shqipëri, duke i njoftuar ata që i nevojitej të bëhen disa transferta në llogarinë time për të realizuar blerjen. Ekziston një kufizim ditor për transfertat online dhe ai nuk mund të transferonte të gjithë shumën në llogarinë time. Kur ai transferoi 320 mijë euro në llogaritë time, papritmas bankat lokale në Shqipëri patën një problem për rreth 3-4 ditë me sistemin e tyre online. Që kur kontrata ishte e ndjeshme ndaj afateve kohore (paratë duhet të shkonin tek noteri brenda një date të caktuar) në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore, ai vendosi që të transferonte shumën e mbetur prej 42 mijë euro nga llogaria e tij në Gjermani,"-shkruhet në dosje.

Sipas GJKKO, në ndërthurje me të dhënat e rezultuara gjatë hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta bankare nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Nga llogaria e tij janë kryer 4 transferta në total, në vlerën 80 mijë euro për periudhën 08.09.2021-14.09.2021. 

Shpjegime dhe jashtë vendit, gjermanët kërkojnë llogari për 320 mijë euro

51.Nga kqyrja e pjesëshme e kompjuterit e Njësisë Qëndrorëe “Think Centre” M 81, Model Number BF8, “PBCHNN7”, sekuestruar pranë Studio Pustina është gjetur një document në formatin ëord me emërtimin “Përgjigje për Abin”. Ky document u gjet tek dokumentat e shkarkuara dhe është krijuar më datë 09.12.2021, ora 11:46 AM.
Ky material në ëord është në gjuhën angleze dhe ka komente në gjuhën shqipe dhe angleze për sqarime që duhet të paraqiten. Nga përmbajtja e materialit konstatohet se, ky document po përgatitet për t’u dorëzuar nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi (në materialet citohet babai in) në një institucion public/privat të huaj në shtetin gjerman, të cilët, referuar një transferte bankare nga llogari bankare në Gjermani të shtetasit Jamarbër Malltezi, drejt llogarisë bankare të vajzës së tij, dhe informacionit të marrë në burime të hapura, kanë kërkuar sqarime në lidhje me burimin e të ardhurave. Konkretisht në përmbajtje të këtij materiali konfirmohet ajo që është analizuar më sipër në këtë relacion.

Kështu citohet se:

1.Në bazë të marrëveshjes së bashkëinvestimit, të datës 02.10.2008, nga shtetasi Jamarbër Malltezi (Babai) janë blerë aksione të shoqërisë Homeplan. Bazuar në këtë marrëveshje, pjesa fillestare e investimit të shtetasit Jamarbër Malltezi ka qenë në shumën prej 60 mijë eurosh. Pikërisht në këtë fjali është bërë koment nga një person i tretë që dyshohet se është shtetasja Andia Pustina, ku thekson se në programin e llogarisë, është shuma prej 45.128.92 euro, depozituar në Procredit Bank më datë 24.12.2012.

Si pjesë e kapitalit fillestar, kompania ndërtuese ka marrë një hua në bankë me vlerën __” Siç mund të shikohet në dokument, sasia e shumës është lënë bosh dhe është bërë sërish një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina, me këtë përmbajtje: “Investimi fillestar është bërë nga Kontakti me vlerën 312.603 euro dhe Fatmir Bektashi në vlerën 255.450 euro. Investimi kapital i projektit është afërsisht 55.5 milionë euro dhe të gjitha fitimet e investimit janë deklaruar në organet tatimore. Kompaia i është nënshtruar kontrolleve nga organet tatimore dhe institucionet e pastrimit të parave të cilat kanë konstatuar se kompania është në përputhje të plotë me ligjin.

Për këtë pjesë është bërë një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina si vijon: “Kostoja totale e projektit është 55.5 milionë euro ndërsa të ardhurat nga investimi janë 63.1 milionë Euro. 52.Përsa i përket kontrolleve të organet tatimore dhe DPPP-ja, nga sekuestrimi i dokumenteve pranë studios Pustina, POR EDHE REFERUAR Procesverbalit për Këqyrjen e Pjesshme dhe Marrjen e Provave materiale nga laptopi I markës HP, me produck ID “Y7Z98EA#ABB” me barcode 40001650 janë konstatuar raporte si vijon: Raport kontrolli tatimet më datë 29.04.2016 nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, në prani të administratorit të shoqërisë Homeplan sh.p.k. shtetasit Fatmir Bektashi, i ushtruar në zbatim të lajmërimit Nr.1477 Prot. Datë 04.02.2016. Rezultatet e këtij raporti kontrolli ashtu sikurse është cituar në këtë shkresë veprimtaria e kompanisë është në përputhje të plotë me ligjin. Megjithatë sipas një tabele me emnërtimin “Pagesa në cash nga Homeplan”, të sekuestruar nga pranë Pustina, konstatohet më datë 20-04.2016 një pagesë me përshkrimin: “KP kontroll tat”(që gjatë hetimit rezulton si kontribut patriotik) në shumën 14 mijë euro, gjë e cila ngre dyshime të arsyeshme për konkluzionet e aktit të kontrollit. Gjithashtu Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka mbajtur Akt-Inspektimi të datës 13.09.2019, i mbajtur për periudhën 01.09.2017-31.08.2019 në prani të shtetasit Fatmir Bektashi dhe jurists Aida Zisi, dhe rezultatet janë përgjithësisht pozitive.

53.Duke iu rikthyer përmbajtjes së letrës që dyshohet se është bërë nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi, në pjesën përshkruese të materialit kërkohet:

1) T’i jepet përgjigje pyetjes “Ne do të donim të merrnim një shpjegim të gjerë dhe të plotë, duke përfshirë provat themelore që tregojnë se si babai juaj ishte në gjendje të ndërtonte kapitalin përpara se të bëhej aksioner në Homeplan dhe të ishte në gjendje të merrte pjesë në një project me vlerë mbi 20 milionë euro”. Në përgjigje të kësaj pyetje është rikonfirmuar fakti se ndërtimi ka nisur në muajin prill të vitit 2010 dhe investimi fillestar është kryer nga shtetasi Fatmir Bektashi në vlerën 255 000 euro. Gjithashtu përmend se shtetasi Fatmir Bektashi është administrator i kompanisë nënkontraktore që bën punime që ka mbuluar punimet duke transferuar shumën 312 000 euro, për marrjen e lejes së ndërtimit dhe pagesën e taksave në bashki.

2) Në përmbajtje të kësaj letre janë përmendur dhe dy kredi, njëra e vitit 2013 pranë Union Bank, në vlerë 1.000.000 euro e marrë nga shoqëria Homeplan dhe tjetra në vitin 2014 në vlerë 300.000 euro marrë nga shoqëria Kontakt shpk. Në fakt, nga hetimi ka rezultuar se të dyja këto kredi janë marrë nga Homeplan dhe Kontakt me ortak shtetasin Fatmir Bektashi, rezuton të ketë qenë në cilësinë e dorëzanësit.

 3) Në letrën e sipërcituar, vijohet me parashtrimin, se nëna e personit që bën letrën, pra shtetësja Argita Malltezi ka bërë dhe deklarime në ILDKPKI. Në fakt nga hetimi ka rezultuar se shtetësja Argita Malltezi, megjithëse deklaron të ardhura nga burime të ndryshme, nuk rezulton të ardhura nga dividentët. Gjithashtu kjo shtetëse asnjëherë nuk deklaron shpenzime të të ardhurave, me qëllim investimin në shoqëritë tregtare apo investime të bashkëshortit, në kuadër të këtyre ndërtimeve.

4) Pyetja tjetër për të cilën kërkohet përgjigje referuar përmbajtjes së materialit është: “Ne do të donim të kishim më shumë evidenca se dhurata që keni marrë është marrë në mënyrë eksplicite nga pjesëmarrja që babai juaj ka në kompani të tilla si Homeplan në Shqipëri. Pas kësaj pyetje është shënimi shqip: “Shpjego që hape llogarinë në Union Bank kur/pse dhe aty të shkojnë vetëm buisnies related income. Duhet t’ua bësh attach bilancet dhe transfertat nga Homeplan te banka. Llogaria në Union Bank e shoqërisë Homeplan shpk nga hetimi ka rezultuar se është një llogari që është përdorur për kalimet e fondeve/ dividentit. Në vijim të kësaj përgjigje është paraqitur dividenti që ka shpërndarë shoqëria Homeplan për periudhën 2015-2022 ku pjesa takuese e shtetasit Jamarbër Malltezi sipas kësaj letre është 2,620,830 euro dhe për vitin 2021 dividenti që është transferuar nga Homeplan te shtetasi Jamarbër Malltezi është 1, 581.815 euro.

5) Pyetja tjetër që shtrohet në këtë material është: “Ne do të donim të merrnim më shumë prova që tregojnë se nga erdhën 42.000.00 euro nga një llogari gjermane e babait tuaj”. Nga përmbajtja e letrës, konstatohet se bëhet fjalë për një kontratë për blerje banese (në shtetin gjerman). Në letër pasqyrohet se “babai im depozitoi draftkontratën për blerjen e apartamentit tim në bankën e tij në Shqipëri, duke i njoftuar ata që i nevojitej të bëheshin disa transferta në llogarinë time për të realizuar blerjen. Ekziston një kufizim ditor për transfertat e ij online dhe ai nuk mund të transferonte të gjithë shumën në llogarinë time. Kur ai trasnferoi 320 mijë euro në llogarinë time, papritmas bankat locale në Shqipëri patën një problem për rreth 3-4 ditë në systemin e tyre online. Që kur kontrata ishte e ndjeshme ndaj afateve kohore (paratë duhet të shkonin tek noteri në një datë të caktuar) në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore, ai vendosi që të transferonte shumën e mbetur prej 42000 nga llogaria e tij në Gjermani.

Në ndërthurje me të dhënat nga rezultatet e hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani, janë kryer transferta nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Ky fakt konfirmohet nga nxjerrja e llogarisë NR._11339896646550127 ku janë pasqyruar 4 (katër) transfeta në vlerën 80 mijëe euro secila, për periudhën 08-09.2021-14.09.2021 me përshkrimin: Kalim vajzës për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.

6) Pyetja e fundit që kërkon përgjigje në këtë material është “Si i shpjegoni mospërputhjet e pjesëmarrjes së babait tuaj në shoqërinë Homeplan, duke qenë se ai rezulton i përfshirë në kompani që nga viti 2014 dhe jo nga viti 2018? Përgjigja që përgatitet të jepet është “Deri në vitin 2020, kur ligji nr 2.11.2020 në hyrjen në fuqi, kuadri ligjor për shoqëritë nuk e kushtëzoi transferimin e aksionebe me deklarimin e tyre, me përjashtim të strukturave të grupit. Siç u shpjegua më lart, babai im ka bërë të gjitha deklaratat ligjore të detyrueshme kur dhe siç e kërkon ligji, por ka shmangur çdo publicitet të dëmshëm të motivuar politikisht për projektin. Kompania HomePlan ka bërë të gjitha raportimet tatimore në përputhje me ligjin. Kompania Homeplan filloi shpërndarje ne dividentit në vitin 2015, pasi kompania ishte e qëndrueshme dhe kishte likuiditet monetary të mjaftueshëm për të mbuluar punën në vazhdim, dhe për dividentitn e shpërndarë ishte deklaruar dhe paguar tatami në burim nga Kompania sipas Ligjit Tatimor. Në momentin kur kompania ka shpërndarë dividentë, babai im ka regjistruar pjesëmarrjen dhe ka bërë deklaratat përkatëse në organet tatimore”.
Në fund të kësaj përgjigje konstatohet se edhe përpiluesi është i paqartë se ka lënë shënimin “Ku hyn dhe për çfarë viti 2014???????” Pra, shpjegimet që kanë dashur të japin më sipër nuk përputhem me ato që kanë ardhur gjatë hetimit. Pasi shtetasi Jamarbër Malltezi të paktën publikisht shfaqet si aksioner në dhjetor të vitit 2018 kur ligji i sipërcituar nr.112/2020 nuk ishte miratuar ende. Përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi

54. Në faqen e fundit të tabelës me emërtimin “Jamarbër Malltezi pagesa për divident 2011-2022”, sekuestruar pranë studios Pustina, paraqiten në mënyrë të përmbledhur përfitimet e shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerë monetare dhe në natyrë si vijon: Në tabelën e parë përmbledhëse jepen vlerat monetare së bashku me disa shënime duke e çuar shumën totale në 4 258 785 euro ose 534 896 451 lekë. Po ashtu, në këtë tabelë tregohen përfitimet monetare që i janë dhënë shtetasit Jamarbër Malltezi në vitet 2011, 2012 dhe 2015 janë llogaritur në dividentin e shpërndarë nga shoqëria Homeplan në vitin 2017. Gjithashtu është shënuar me shkrim dore edhe vlera në cash 72 mije euro dhe fatura 90 000 euro. Në tabelën e dytë përmbledhëse reflektohet detyrimi që kompania Homeplan i ka shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerën 44,126,7 euro, korigjuar më pas me shkrim dore 45 198 euro që siç është shpjeguar më herët në relacion, është vlera që shtetasi Jamarbër Malltezi i ka dhënë hua shoqërisë në vitin 2012. Në tabelën e tretë përmbledhëse reflektohet përfitimi në natyrë i konvertuar në një vlerë monetare prej 1 250 815 euro ose 150 097 800 lek. Më konkretisht një njësi shërbimi 548.9 m2 dhe apartamente me një sipërfaqe prej 502.9 m2. Në përfundim arrihet në konkluzionin se përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi në para dhe në natyrë, i shprehur në vlerë monetare është 672 976 832 lekë ose 5 420 345 euro, ndërkohë që ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbetetur në prova se ka investuar vetëm shumën prej 45 128 euro. Ndër të tjera, kjo gjë mbështetet dhe nga deklarimet e vetë shtetasit Fatmir Bekteshi, i cili, këmbëngul se shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë investuar (duke nënkuptuar investime për ndërtime që është dhe logjika e krijimit të shoqërisë Homeplan).

Poll

MOS HUMB