
ITALI- Një djalë 15-vjeçar shqiptar është paraqitur para disa ditësh në polici në stacionin Navile në Bolonja. Sapo ka parë efektivët e Policisë, ai i ka kërkuar ndihmë duke i shpjeguar se babai e kishte braktisur në Itali pasi nuk kishte para, me premtimin se vetëm në këtë mënyrë, të dy do të kishin mundësi të bënin "një jetë më të mirë".
Sipas mediave italiane, adoleshenti, i cili nuk flet italisht, gjeti një mënyrë për të komunikuar me efektivët italiane, duke përdorur "Google Translate". Efektivët thanë se ai ishte i frikësuar nga përvoja që po përjetonte, por me shëndet të mirë. 15-vjeçari kishte mbërritur në Itali pak ditë më parë, të enjten e 19 tetorit, e në momentin që zbriti në aeroportin Malpensa të Milanos, i ati e bindi që të largohej. Në të njëjtën ditë, ai u kthye pas duke e lënë vetë të miturin.
Karabinierët arritën ta qetësonin djalin, i cili aktualisht u është besuar ndihmësve të Emergjencave Sociale të Bolonjës që po kujdesen për adoleshentin.
Babai i 15-vjeçarit, megjithatë, siç konfirmuan karabinierët për Fanpage.it, u bë i pagjurmueshëm pas kthimit në Shqipëri në 24 orët në vijim, megjithatë u denoncua për braktisje të të miturve dhe nxitje të emigracionit të paligjshëm./Zëri.ai