Aktualitet

“Ne e dimë çfarë të zezash kemi hequr”, studentët e Mjekësisë përshkallëzojnë protestën

E.K
“Ne e dimë çfarë të zezash kemi hequr”,
Studentet e Mjekesise ne proteste

TIRANË- Studentët e Mjekësisë nga viti i parë në të gjashtin, përveç bojkotit një javor që i kanë bërë auditorëve, gjatë ditës së sotme dolën në një protestë më masive në hyrje të fakultetit, të cilës iu bashkuan dhe një pjesë e pedagogëve.

Studentët përveç kërkesës së vazhdueshme për rishikimin e VKM-së që i detyron ata që të qëndrojnë për 5 vite në Shqipëri për punë të detyruar, thanë sot se në protestën do ta përshkallëzojnë, duke mos lejuar askënd që të futet në fakultetin e mjekësisë. Një pjesë e tyre mes lotëve, treguan vështirësitë e 6 viteve, ndërkohë që falenderuan studentët e vitit të parë që iu bashkuan pas asnjë hezitim protestës.

"Unë jam studente e vitit të gjashtë dhe ndihem sikur gjashtë vite më ikën dëm, por dua t'i shpreh një falënderim të veçantë të gjithë atyre që sapo kanë futur këmbët në universitet dhe po na bashkohen, edhe pse ata nuk e dinë se çfarë të zezash kemi kaluar në këto vite", tha njëra prej studenteve e vitit të gjashtë të Mjekësisë.

“Nedo bokotjmë auditoret deri në një përgjigje ndaj kërkesavë tona. Nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimeve tona”, thanë njëzëri studentët ndërkohë që cilësuan skandaloz qëndrimin e ministres Ogerta Manastirliu, e cila i ka vendosur ata përballe zgjedhjes ose të paguajnë tarifën vjetore disa mijë euro, ose të pranojnë detyrimin për të punuar 5 vite pas studimeve në Shqipëri.

Studentët e shohin VKM-në e kaluar në Kuvend si anti-kushtetuese dhe anti-demokratike dhe e kundërshtojnë me forcë ndalimin e dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB