Aktualitet

Ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu, policia ndalon një të dyshuar

Faton Hajrizi iku nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik për t’u bërë e nënta herë që arratisej nga burgjet e Kosovës.

f.t
Ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu, policia ndalon një të
Faton Hajrizi

KOSOVË-Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person që dyshohet se e kishte ndihmuar Faton Hajrizin, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës së Vushtrrisë, dy javë më parë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetime në lidhje me arratisjen e ndodhur ditë më parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me datë 20.07.2024 është ftuar për intervistim një person mashkull kosovar, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin pas arratisjes nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. Për të gjitha veprimet hetimore është konsultuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Faton Hajrizi iku nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik për t’u bërë e nënta herë që arratisej nga burgjet e Kosovës. Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe i njëjti kishte shtënë në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje. Polici Nikolla Krsmanoviç u vra nga një plumb në kokë, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç (50 vjeç) u qëllua në shpatull. /ZËRI

Poll

MOS HUMB