Aktualitet

Vrasja në Memaliaj dyshohet se u krye me pagesë, 4 qytetet ku janë shtrirë kontrollet e policisë, në terren edhe forcat RENEA

Disa postoblloqe janë nga ngritur policia në autostradën Levan-Tepelenë, nga dyshohet se janë larguar dhe autorët, por nga kërkimet nuk ka asnjë rezultat

E.K
Vrasja në Memaliaj dyshohet se u krye me pagesë, 4 qytetet ku
kontrollet ne memaliaj

MEMALIAJ- Pas vrasjes së trefishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, policia së bashku me forcat RENEA kanë ngritur një sërë pikash kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve, por që deri tani nuk ka pasur rezultatë. Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, ndërmjet diseve Kalemi dhe Papa.

Operacioni i kërkimit mësohet se është shtrirë në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat, ndërsa në terren krahas efektivëve të drejtorive të policisë të secilit qark, janë angazhuar edhe reparte të RENEA. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.

Viktimë veç Shyqyri Kalemit, 74-vjeç, që ishte dhe shënjestra e atentatit, mbetën dhe Marsel Çela, 47 vjeç (lidhje shoqërore e viktimave), si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, Policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, nga dyshohet të jenë larguar dhe autorët.

Ngjarja dyshohet se është pjesë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy fiseve në jug të vendit, që e kanë pikënisjen në Qershorit të vitit 2022 kur mbeti i vrarë në Tiranë me shpërthim të telekomanduar Aleksandër Sadikaj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB