
TIRANË- Një tjetër yll i është shuar artit shqiptar! Sot, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare poeti dhe kompozitori i njohur, Jorgo Papingji. Ai ka mbyllur sytë sot në spital, ku edhe po ishte shtruar për t'u kuruar, por nuk ia doli dot që të fitonte betejën për jetën. Kompozitori është një nga më të njohurit në vend falë perlave që i ka falur muzikës shqiptare. Ai lindi në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe shumë herët, që në fillore nisi që të hidhte në fletore vargjet e para. Për herë të parë botoi në gazetën “Zëri i rinisë”, një cikël me poezi, por më pasi ishte bashkëpunimi i parë me kompozitorin e shquar Aleksandër Lala, shtysa që e ngriti drejt majës. Të dy publikuan këngën: A ta fshij apo ta gris?; ishte një këngë për fëmijë, që i dha emër dhe mundësi për të shkuar të tjera vargje që edhe sot e kësaj dite janë në mendjen e të gjithëve.
Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh” dhe numëron mbi 4000 këngë të shkuara prej tij. Shumë prej krijimeve të tij janë interpretuar në Festivalin i Këngës në RTSH, ku duket se artisten e tij të preferuar ka pasur të ndjerën Anita Bitri, për të cilën ka kompozuar disa këngë. Por nuk mungojnë as bashkëpunimet me emra të tjerë si Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe dhe Luan Zhegu. Madje, "Zemërimi i një natë", e çoi atë për herë të parë në skenën e Eurovizionit, me interpretimin e këngëtares Hersiana Matmuja.
Këngë që morën pjesë në Festivalin i Këngës në RTSH
1980 – "Kur jemi bashkë të dy" (i kryer nga Luan Zhegu)
1990 – "Askush s'do ta besojë" (i kryer nga Anita Bitri, fitues)
1991 – "Fat dhë jetë" (i kryer nga Anita Bitri)
1993 – "Kur e humba një dashuri" (i kryer nga Manjola Nallbani, fitues)
1993 – "Rri me mua" (i kryer nga Mira Konçi)
1994 – "I thuaj jo" (i kryer nga Ardit Gjebrea)
1995 – "E doni dashurinë" (i kryer nga Luan Zhegu dhe Ledina Çelo)
1999 – "S'jam tribu" (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)
1999 – "Apokalipsi" (i kryer nga Irma dhe Eranda Libohova)
2001 – "Jetoj" (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)
2004 – "Hëna dhe yjët dashurojnë" (i kryer nga Luiz Ejlli)
2005 – "E dua këngën" (i kryer nga Evis Mula)
2007 – "Po lind një yll" (i kryer nga Rosela Gjylbegu)
2009 – "Në pasqyrë" (i kryer nga Anjeza Shahini)
2010 – "Mirëmbrëma ëngjëlli im" (i kryer nga Dorina Garuci)
2011 – "Këngën time merr vehtë" (i kryer nga Bashkim Alibali)
2011 – "Më ler të të dua" (i kryer nga Mariza Ikonomi)
2012 – "Kush ta dha këtë emër" (i kryer nga Hersiana Matmuja)
2013 – "Zemërimi i një natë" (i kryer nga Hersiana Matmuja, fitues)
2014 – "Vetëm të ti bësoj" (i kryer nga Klajdi Musabelliu)
Por, edhe pse tradicional, Papingji nuk kishte frikë që të bashkëpunonte edhe me emra të rinj të muzikës, një prej të cilëve ishte edhe Elsa Lila. Me tekstin e tij, ajo fitoi për herë të parë "Kënga Magjike".
FESTIVALE TË TJERA:
Këngë që morën pjesë në festivalin Kënga Magjike
1999 – "Vetëm një fjalë" (i kryer nga Elsa Lila, fitues)
Këngë që morën pjesë në Festivalin Evropian i Këngës
2014 – "One Night's Anger" (i kryer nga Hersiana Matmuja)
Këngë që morën pjesë në Junior Eurovision Song Contest
2012 – "Kam një këngë vetëm për ju" (i kryer nga Igzidora Gjeta)