
ELBASAN- Ndahet nga jeta prokurori i Elbasanit, Durim Bedini. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucion që gjithashtu ka zbuluar edhe shkakun. Sipas njoftimit zyrtar, shkak për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta është bërë një komplikacion shëndetësor.
"Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor. Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar. Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional,"-shkruhet në njoftimin zyrtar./ZËRI