
GREQI- Një atentat ka ndodhur në Greqi, ku në shënjestër kanë qenë një çift shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vyronas në kryeqytetin grek. Sipas informacioneve të para, dy burra të maskuar, të cilët po qarkullonin me motoçikletë janë ndalur pranë një makine me të cilën po qarkullonte çifti dhe ka qëlluar drejt tyre. Burri ka vdekur, ndërsa gruaja është plagosur. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte.
Viktimat janë shqiptarë dhe bëhet fjalë për 32-vjeçarin Roan Brahimi dhe 37-vjeçaren Katerina Beqo.
Deri më tani nuk dihet se përse u vranë dhe cili nga të dy ishte në të vërtetë objektivit. Gruaja është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Nëse ia del që t'i shpëtojë plagëve të marra, do të mund të hedhë më shumë dritë mbi hetimet për të identifikuar autorët./ZËRI