Aktualitet

'Na ka tronditur!" Shoku rrëfen takimin e fundit me Aurelion: Para ngjarjes isha me të...

Ai tha se Aurelion e kishte si vëlla, ndërsa ka shpjeguar edhe dinamikën e asaj që ndodhi.

f.t
'Na ka tronditur!" Shoku rrëfen takimin e fundit me Aurelion:
Aurelio Dervishi dhe Evis Ahmeti

TIRANË-Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkozë, ku 18-vjeçari Aurelio Dervishi humbi jetën pasi një goditjeje me thikë, ka tronditur opinionin publik shqiptar. Shkoku i Aurelios ka rrëfyer se është ende i shokuar dhe ndodhej me të pak para ngjarjes. Evi Ahmeti i ftuar në emisionin 'Me zemër të hapur' rrëfeu momentet e fundit që ndodhej me shokun e tij. Ai tha se Aurelion e kishte si vëlla, ndërsa ka shpjeguar edhe dinamikën e asaj që ndodhi.

“Kjo ngjarje na ka tronditur. Aurelio nuk ishte tip që donte të bënte sherre. Unë rrija tek shtëpia e Aurelios. Pak përpara ngjarjes, unë isha me Aurelion, i thashë do iki në punë dhe ika. Pas isha në punë, më mori një shok në celular dhe më tha se kanë goditur Aurelion me thikë. Ne kishim shoqëri të madhe me njëri-tjetrin. Dy makina e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej Aurelio. Aurelio ka zbritur dhe ata e kanë qëlluar. Më kanë thënë se mund ta ketë qëlluar një 15-vjeçar. Fillimisht janë kapur me duar e më pas njëri nga ata djemtë ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Në spital unë dhe shoku im arritëm të parët. Ne po prisnim çfarë do thoshin mjekët, atje na thanë se ka ndërruar jetë”,-deklaroi shoku i Aurelios.

Aurelio Dervishi humbi jetën gjatë një sherri me thika mes disa të rinj. Shkak për sherrin mes të rinjve që degjeneroi më pas në vrasje, dyshohet të jetë bërë një vajzë që ishte e dashura e shokut të Dervishit, por që më herët kishte qenë e lidhur me një tjetër djalë që ishte pjesë e grupit të agresorëve. Të katër autorët po udhëtonin me makinë dhe i kanë dhënë sinjal me drita Dervishit që të ndalonte dhe të përballej me ta.

Të rinjtë janë përleshur fizikisht, ndërsa një 15-vjeçar që ishte mes tyre e ka qëlluar me thikë në gjoks Dervishin duke e lënë të vdekur. Policia ka shoqëruar dhe shokun e viktimës, i cili ishte shofer në makinën me të cilën ata udhëtonin në momentin e vrasjes. Në Polici ndodhen edhe katër agresorët, Frensi Shehu 20 vjeç dhe tre të mitur, dy 16-vjeçarë dhe 15-vjeçari që dyshohet të jetë autori.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB