Aktualitet

VD- Lejoi trafikun e armëve drejt Italisë, AMP arreston policin në portin e Durrësit

37-vjeçari Besard Xhaferri, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” është vendosur në pranga sot nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi dyshohet se ka lejuar trafikun e armëve drejt Italisë.

k.m.
VD- Lejoi trafikun e armëve drejt Italisë, AMP arreston policin
Efektivi i arrestuar

TIRANË- Një punonjës i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit është vendosur në pranga nga AMP. 37-vjeçari Besard Xhaferri, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” është vendosur në pranga sot nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi dyshohet se ka lejuar trafikun e armëve drejt Italisë. Besard Xhaferri nuk kontrolloi një 'Bizarke' (automjet që transporton makina) në të cilin u gjetën 2 pistoleta.

Personi që kaloi më to u arrestua në Bari, ndërsa hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka ekzekutuar Urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka vendosur masën shtrënguese "Arrest në burg" për punonjësin e policisë Inspektor B. XH., 37 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./ZËRI

Poll

MOS HUMB