Dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë, Aureljo Dervishi përcillet në banesën e fundit

TIRANË- Dhimbja ka pllakosur “Rrugën e Luleve” në Shkozë, teksa familjarët dhe miqtë janë mbledhur tek banesa e Aureljo Dervishit, i cili humbi jetën pas sherrit për një vajzë, ku u godit me thikë në zemër.
Të afërmit u mblodhën para banesës së 18-vjeçarit në 'Rrugën e Luleve' në Shkozë, i cili humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë. Aureljo Dervishi ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin. Në pamjet e siguruara nga TCH shihen familjarët dhe miqtë të mbledhur në banesën e 18-vjeçarit.
Si ndodhi ngjarja
Tre të miturit dhe 20-vjeçari Fensis Shehu, të cilët udhëtonin së bashku me një makinë “Volswagen Tiguan”, janë përplasur njëherë verbalisht me Dervishin dhe shokun e tij që ndodhej në timon, më pas makinat kanë ndaluar dhe ka nisur përplasja fizike, e cila ka degjeneruar me përdorimin e thikës, e cila i mori dhe jetën Dervishit.
Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë një vajzë, e cila dyshohet të ketë qenë në makinë në momentin e krimit. Vajza ka pasur parë një lidhje me një nga personat që ndodhishin në mjetin tjetër. Pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Dervishin, e cila u ndërpre në mes, mbrëmjen e 31 marsit.Polica ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë, 20-vjeçarin Frensis Shehu, dhe 3 të miturit, 2 nga 16 dhe i treti 15 vjeç. /ZËRI
Zbardhet vrasja e Aurelio Dervishit, një nga të miturit pranon se ka pasur thikë me vete! I riu përcillet në banesën e fundit

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervshi mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës. Raportohet se një prej të miturve, të përfshirë në konflikt kanë pranuar para Policisë se në momentin e krimit ai ka pasur thikë me vete. Sipas Policisë, ai ka qenë dhe autori i krimit, shkruan Shqiptarja.com. Goditja me thikë ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë.
Tre të miturit dhe 20-vjeçari Fensis Shehu, të cilët udhëtonin së bashku me një makinë “Volswagen Tiguan”, janë përplasur njëherë verbalisht me Dervishin dhe shokun e tij që ndodhej në timon, më pas makinat kanë ndaluar dhe ka nisur përplasja fizike, e cila ka degjeneruar me përdorimin e thikës, e cila i mori dhe jetën Dervishit. Ky i fundit ishte djali i vetëm i familjes. Kjo e fundit ka hapur këtë të hënë dyert e mortitt dhe e ka përcjellë për në banesën e fundit.
Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë një vajzë, e cila dyshohet të ketë qenë në makinë në momentin e krimit. Vajza ka pasur parë një lidhje me një nga personat që ndodhishin në mjetin tjetër. Pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Dervishin, e cila u ndërpre në mes, mbrëmjen e 31 marsit./ZËRI
‘I qëndronte larg sherrit’, flasin miqtë e 18-vjeçarit që u vra në Tiranë: Punonte me të atin

TIRANË- Aurelio Dervishi, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Tiranë, do të përcillet sot pasdite për në banesën e fundit. Miqtë e përshkruajnë atë si një djalë të qetë, që qëndronte larg sherreve, dhe ndihmonte të atin me punime elektrike.
Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.
“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë. Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë për Top Channel miqtë e viktimës.
18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë. Shoku që ishte në drejtimin e makinës, ishte i lidhur me një vajzë, e cila më herët kishte qenë e dashura e njërit prej agresorëve.
Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë bashkë me të riun që ka patur konfliktin, si dhe me një shok tjetër, të cilat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”. Bashkë me ta në mjet mësohet se ka qenë dhe vajza, e cila u bë “molla e sherrit”.
Ndërkohë, Fensis Shehu dhe tre të miturit kanë qenë duke udhëtuar me një autopmjet tip “Volksëagen Tiguan”, ngjyrë gri. Mësohet se Aurelio Dervishi ka qenë pasagjer tek mjeti tip “Audi” dhe pasi ka zbritur nga makina është përplasur verbalisht dhe fizikisht.
Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në gjoks. Ai është tentuar të dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Dyshohet se personi që e ka goditur me thikë në gjoks Dervishin ka qenë i mituri 15-vjeçar, tashmë i ndaluar nga Policia. Pas krimit të rëndë, autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se u larguan drejt Unazës Lindore, por u kapën ditën e sotme në Farkë.
/ZËRI
Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, e pranishme gjatë krimit dhe vajza që dyshohet se ishte ‘mollë sherri’

TIRANË- Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozë, ku u qëllua me thikë në gjoks, 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Mësohet se në makinë me viktimën, në momentin kur ka ndodhur vrasja, ka qenë dhe një vajzë që dyshohet se është bërë shkak për konfliktin me pasoja fatale.
E reja dyshohet se ka qenë në lidhje me njërin prej agresorëve, dhe në momentin kur ata e kanë pikasur në mjetin 'Audi' ku udhëtonte viktima, i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Shoferi i mjetit ka refuzuar fillimisht, por më pas djemtë janë përfshirë në konflikt fizik mes tyre, që më pas degjeneroi në vrasje.
Vajza, së bashku me shokun e viktimës, janë marrë në pyetje nga policia, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër, pas vrasjes, Policia arrestoi 4 autorët e dyshuar, njëri prej tyre 20 vjeç, Frensis Shehu, dhe 3 të tjerët të mitur.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar se cili nga personat e shoqëruar ka goditur me thikë 18-vjeçarin.
18-vjeçari Dervishi pritet që të përcillet për në banesën e fundit pasditen e sotme, rreth orës 15:00.
/ZËRI
Vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, arrestohen në Farkë autorët. Sherri nisi për një vajzë

TIRANË- Policia ka arrestuar 4 të rinj që dyshohet se janë autorë të vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë. 3 prej autorëve që janë shoqëruar nga policia janë në moshë të mitur. Autorët janë vënë një pranga në zonën e Farkës, ku kanë qëndruar për disa orë pas krimit të rëndë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes të rinjve, për një vajzë.
Policia është duke marrë në pyetje të rinjtë, për të zbërthyer rolin që secili prej tyre ka pasur në konflikt, dhe se kush është autori i vrasjes. Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia shoqëroi edhe shokun e viktimës, për ta marrë në pyetje.
Dervishi u qëllua dy herë me thikë, ndërsa ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se Dervishi dhe autorët janë konfliktuar disa ditë më parë mes tyre, dhe mbrëmjen e djeshme i kanë bërë pritë makinës me të cilën udhëtonte viktima. Nga të dhënat paraprake, mësohet se autorët e vrasjes i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Më pas ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përplasur fizikisht, duke qëlluar dy herë me thikë në gjoks 18-vjeçarin.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët.
Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa familja Dervishi ka hapur dyert e mortit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:
Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/ZËRI
“Pse na shikoni”, si u vra me thikë në gjoks 18-vjeçari në Tiranë, çfarë dëshmoi shoku i tij

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkozës në kryeqytet, pas një sherri mes dy grupeve të të rinjve, që pasoi me marrjen e jetës së 18-vjeçarit. Dervishi u qëllua dy herë me thikë, ndërsa ndërroi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Në ngjarje dyshohet se kanë qenë të përfshirë 5 persona.
Burime bëjnë me dije se Dervishi dhe autorët janë konfliktuar disa ditë më parë mes tyre, dhe mbrëmjen e djeshme i kanë bërë pritë makinës me të cilën udhëtonte viktima. Nga të dhënat paraprake, mësohet se autorët e vrasjes i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Më pas ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përplasur fizikisht, duke qëlluar dy herë me thikë në gjoks 18-vjeçarin.
Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’, ndërkohë që ende nuk janë vënë në prangat e policisë, pavarësisht ngritjes së postoblloqeve. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët.
Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.
/ZËRI