LIVE UPDATES

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës. 'Braktiset' Beleri, rrjedhin vota nga 'Rithemelimi'

➤ Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn në postin e kryetares së re të Bashkisë, ndërsa vendimi u parapri nga tensione të forta. Bala mori 15 vota në Këshillin Bashkiak, nga 13 anëtarë që janë në listat e socialistëve. ➤Një pjesë e mbështetësve të Fredi Belerit kërkuan largimin nga mbledhja të Vangjel Tavos, dhe Blendi Klosi, ndërsa punimet u zhvendosën në një prej zyrave të bashkisë, dhe votimi i Balajt u bë me dyer të mbylluyra. ➤Njëri prej banorëve të pranishëm në mbledhje, pështyu në drejtim të prefektit të Vlorës Vangjel Tavo, i cili së bashku me Klosin u larguan nga mbledhja. ➤Komandimi i Balajt në postin e kryetares së Bashkisë vjen pas arrestimit të Jorgo Goros, i cili më pas dha dorëheqjen nga ambientet e paraburgimit ku ndodhet në Tiranë.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Mbështetësi i Belerit e pështyu në fytyrë/ Tavo: Stuhi në gotë, do marrë fund shpejt

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Vangjel Tavo

VLORË- Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo ka reaguar për herë të parë pas incidentit të regjistruar këtë të premte ku një nga mbështetësit e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës e pështyu në fytyrë gjatë përplasjeve për komandimin e Blerina Balas në krye të bashkisë. Tavo tha se kjo është një stuhi në gotë, ndërsa shtoi se do të përfundojë shumë shpejt.

Ai u përgjigj dhe në lidhje me përmendjen e emrit të tij si kandidat për Bashkinë e Himarës nga radhët e Partisë Socialiste. Ai u shpreh se është Prefekt i Qarkut dhe ka shumë punë për të bërë përpara. Deklaratën e bëri në një prononcim për TCH. 

Vangjel Tavo: Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt. Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës. Kemi shumë punë para për të bërë. Kemi angazhime, kemi shumë punë për komunitetin e Himarës, s’ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin. Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se në kushtet e krijuara që kryetari i zgjedhur i bashkisë është para drejtësisë, Himara nuk mund të lihet pa qeverisur dhe në këto kushtet zbatojmë ligjin për qeverisjen vendore. Ligji e ka të qartë. Unë jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund.

Vagjel Tavo u përshty në fytyrë nga një mbështetës i Fredi Belrerit gjatë incidenteve të shumta që shoqëruan komandimin e Blerina Balas në krye të Bashkisë. Ajo u zgjodh me 15 vota në favor të saj, duke marrë dhe “bekimin” e anëtarëve të Këshillit nga radhët e opozitës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Emërimi i kryebashkiakes në Himarë, Fredi Beleri: Vendimi i jashtëligjshëm! Shkelët Kushtetutën

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Blerina Bala dhe Fredi Beleri

TIRANË- Pak orë pas komandimit të Blerina Balas, në krye të Bashkisë së Himarës, ka reaguar nga burgu dhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur, i cili është dënuar nga Gjykata e Posaçme për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një deklarate për shtyp, Beleri shprehet se emërimi i Balas në krye të bashkisë është i jashtligjshëm ndërsa akuzon Partinë Socialiste se ka shkelur Kushtetutën e vendit. Sipas tij, kjo që po ndodh është një lëmsh juridik i kriujuar dhe me ndihmën e SPAK dhe GJKKO. Në fund ai ka kërkuar sërish që të ketë mundësi të betohet si kryebashkiak i zgjedhur. 

DEKLARATA PËR SHTYP:

Një lëmsh juridik i pamundur për t’u zgjidhur. Lëmsh i krijuar me kontributin e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, të cilët nuk kanë kurajë t’i thonë JO z. Rama.

Asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutës nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Neni 61 i ligjit 139/2015 që trumbeton prefekti nuk zgjidh ndërprerjen e parakohshme të një mandati të mbaruar me kohë. Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi.

Shkelët Kushtetutën dhe atë që u votua nga sovrani nuk e lejuat të betohet. Në kundërshtim me ligjin, caktoni një kryetar të ri bashkie, siç edhe Prefekti e deklaroi, dhe e interpretoni ligjin ashtu siç ju intereson. Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform Nenit 109 të Kushtetutës.

Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli.

Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhrin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie.

Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj.

Dhionisios – Alfred Beleri

Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë

(sepse kryetari i bashkisë zgjidhet nga populli dhe jo nga vota e 15 njerëzve të trembur)

Fier, 29/3/2024

Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn në postin e kryetares së re të Bashkisë, ndërsa vendimi u parapri nga tensione të forta. Bala mori 15 vota në Këshillin Bashkiak, nga 13 anëtarë që janë në listat e socialistëve. Një pjesë e mbështetësve të Fredi Belerit kërkuan largimin nga mbledhja të Vangjel Tavos, dhe Blendi Klosi, ndërsa punimet u zhvendosën në një prej zyrave të bashkisë, dhe votimi i Balajt u bë me dyer të mbylluyra. Njëri prej banorëve të pranishëm në mbledhje, pështyu në drejtim të prefektit të Vlorës Vangjel Tavo, i cili së bashku me Klosin u larguan nga mbledhja. Komandimi i Balajt në postin e kryetares së Bashkisë vjen pas arrestimit të Jorgo Goros, i cili më pas dha dorëheqjen nga ambientet e paraburgimit ku ndodhet në Tiranë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Braktiset BELERI/ Bala në krye të Bashkisë Himarë, kush janë ‘tradhtarët’ nga opozita

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Mbledhja e keshillit

HIMARË- Pavarësisht tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, kandidatja Blerina Bala, e cila u komandua në postin e kryetares, ia doli që të merrte mbështetje dhe nga përfaqësuesit e opozitës. Gjashtë anëtarë të partive opozitare në Këshillin Bashkiak të Himarës votuan pro komandimit të Blerina Balës në krye të bashkisë Himarë, edhe pse mbledhja u shoqëra me tensione të shumta nga mbështetësit e Belerit. Mësohet se këshilltarët që kanë votuar pro komandimit të Balës, në krye të Bashkisë së Himarës janë: Qirjako Mërkuri nga LZHK, Maks Vlashi nga Mega, Fuat Mati nga Rithemelimi, Aleks Llazari nga PD, Timoleo Gërdhuqi nga Partia e Lirisë dhe Milto Nika nga PSD.

Pra një qëndrim i tillë tregon se pavarësisht se në "bazë" vazhdon mbështetja fasadë ndaj Fredi Belerit, në Himarë të zgjedhurit nga koalicioni "Bashkë Fitojmë' kanë vendosur që të bashkojnë votat me socialistët.

Vetëm 4 nga këshilltarët e pranishëm në mbledhje votuan kundër drejtimit të Bashkisë nga Blerina Bala. Mbledhja e sotme u parapri nga tensione të shumta, ndërsa disa qytetarë u përplasën me prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo, të cilin e pështynë dhe në fytyrë.

Kryetari i përkohshëm pritet të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërsim pronash. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Himarë do të mbahen vetëm pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm të japë vendimin final për Fredi Belerin./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blerina Bala në krye të Bashkisë, Rama: U amplifikua një sherr primitiv, Himara s'është për konflikt

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjen e Blerina Balës, si pasuesen në detyrë të Jorgo Goros në Bashkinë e Himarës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Rama tha se Bala, si kryetare në detyrë, do të jetë një zhvillim pozitiv. Por gjithashtu komentoi edhe përplasjen e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiaku, ku qytetarët e Himarës u shprehën të revoltuar ndaj prefektit të qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Sipas kreut të qeverisë, përplasja e sotme ishte një përpjekje e dështuar për të penguar ndryshimin.

"Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës,"-shkruan Rama në postimin e tij.

POSTIMI I RAMËS:

Blerina Bala u votua për të drejtuar Bashkinë e Himarës, me 16 vota pro. Kandidati tjetër, nënkryetari tjetër i Bashkisë së Himarës, Pervin Gjikuria, u tërhoq gjatë procesit të votimit. Mbledhja nisi dy herë, pasi herën e parë në sallën e Këshillit Bashkiak pati tensione, sidomos në momentin kur aty hyri Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi. Madje një prej qytetarëve e sulmoi duke e pështyrë në fytyrë Tavon, duke sjellë edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit./ZËRI

1 VITE ME PARE

U ofendua nga mbështetësit e Belerit, Tavo: Interesa të vogla kanë marrë peng komunitetin himariot

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Vangjel Tavo

HIMARË-  Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo ka reaguar pas tensioneve në sallën e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku u ofendua dhe u pështy nga mbështetësit e Belerit. Tavo është shprehur se komuniteti himariot është marrë peng nga interesa të vogla.

"Kjo është një stuhi në gotë, do marrë fund shpejt. Interesa të vogla kanë marrë peng komunitetin himariot,"-u shpreh Tavo.

Në deklaratën e tij për mediat Tavo u ndal tek hipotekimi i pronave në Himarë dhe komentoi sezonin turistik.

"Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor. Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.  Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit,"- deklaroi ai.

 

 

1 VITE ME PARE

Goro dhe Beleri në qeli, Blerina Bala zgjidhet në krye të Bashkisë së Himarës

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Blerina Bala

HIMARË-Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Himarës. Këshilltarët e Partisë Socialiste kanë propozuar për të zgjedhur nënkryetaren Blerina Balaj, të ulur të gjithë në një tryezë përballë mediave. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla, ku 15 prej tyre votuan pro, që do të thotë se edhe nga Partia Demokratike ka patur mbështetës për propozimin e Blerina Balajt në krye të Bashkisë.

“Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqëndruar në punë me qëllim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit,"-u shpreh Bala.

Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zgjedhja e kryebashkiakut të ri të Himarës, mbledhja me dyer të mbyllura, mbërrin dhe FNSH

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Mbledhja do te mbahet me dyer te mbyllura

HIMARË- Pas tensioneve në sallën e Këshillit Bashkiak të Himarës, anëtarët e këshillit janë zhvendosur në një sallë brenda ambienteve të bashkisë, ku do të zgjedhin dhe kryetarin e ri. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura, në mënyrë që të shmangen incidentet, ndërkohë që në afërsi të Bashkisë kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

1 VITE ME PARE

Agravohet situata në Himarë, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Momenti me video

HIMARË- Agravohet situata në Himarë, ku një prej qytetarëve ka pështyrë në fytyrë Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo. Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga ZËRI, teksa Tavo del jashtë mbledhjes bashkë me Blendi Klosin, qytetari me kapele i është afruar dhe e ka pështyrë, duke i dhënë edhe disa fjalë greqisht, të cilat janë të paqarta. 

MOMENTI ME VIDEO: 

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, posti ka mbetur vakant. Po ashtu, edhe i zgjedhuri nga votimet e fundit lokale, Fredi Beleri është dënuar, ndaj në kushte të tilla Këshilli Bashkiak u mblodh për të zgjedhur pasardhësin e tyre, i cili do të jetë një nga 2 nënkryetarët, Blerina Bala dhe Pervan Gjikuria./ZËRI

1 VITE ME PARE

Përplasje në Himarë, banorët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos nga mbledhja e Këshillit, ndërhyn policia

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Perplasjet

HIMARË- Ka nisur me tensione të shumta mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku banorët janë përplasur me anëtarët socialistë, dhe kanë kërkuar që në mbledhjen e sotme të mos jenë të pranishëm Blendi Klosi dhe prefekti Vangjel Tavo.

Këshilli pritet të mandatojë sot kryetarin e përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Himarë pas arrestimit të kryebashkiakut Jorgo Goro nën akuzën e tjetërsimit të pronave.

Këshilli do të duhet që të zgjedhë mes dy kandidatëve që janë nënkryetarët Blerina Bala dhe Pervan Gjikuria.

Njëri prej nënkryetarëve që do të zgjidhet, do të drejtojë Bashkinë derisa Gjykata e Posaçme e Apelit të shprehet me një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin, i cili është dënuar me 2 vit heqje lirie nga shkalla e parë.

Nëse vendimi konfirmohet në Apel, Himara do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Prej afro një viti debati politik për Himarën ka qenë mjaft i ndezur, me Greqinë që e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e Belerit. Kryeministri Edi Rama ka hezituar për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në Himarë, edhe pse kjo do të duhej të ndodhte, sa kohë që Beleri nuk u betua brenda afateve ligjore./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Beleri dhe Goro në burg, Himara zgjedh sot kryetarin e ri të Bashkisë

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Dy nenkryetaret aktuale te bashkise

HIMARË- Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili ushtronte mandatin në kapërcim të afateve ligjore. Kjo për shkak se kundërshtari i tij në zgjedhjet e 14 Majit, Fredi Beleri, ndodhet gjithashtu në burg i arrestuar për korrupsion zgjedhor.

Në mungesë të tyre, detyrën e kryetarit do të duhet ta marrë përkohësisht një prej nënkryetarëve të Bashkisë. Duke qenë se nënkryetarë janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria, Këshilli do të duhet të zgjedhë një prej këtyre dy emrave për të qenë në krye të Bashkisë.

Njëri prej nënkrytetarëve që do të zgjidhet, do të drejtojë Bashkinë derisa Gjykata e Posaçme e Apelit të shprehet me një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin, i cili është dënuar me 2 vit heqje lirie nga shkalla e parë.

Nëse vendimi konfirmohet në Apel, Himara do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Prej afro një viti debati politik për Himarën ka qenë mjaft i ndezur, me Greqinë që e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e Belerit. Kryeministri Edi Rama ka hezituar për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në Himarë, edhe pse kjo do të duhej të ndodhte, sa kohë që Beleri nuk u betua brenda afateve ligjore.

Mes përplasjeve, Blerina Bala komandohet në krye të Himarës.
Rendi i dites ne Keshillin Bashkiak

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB