Aktualitet

Vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, arrestohen në Farkë autorët. Sherri nisi për një vajzë

Shkak për konfliktin që çoi në vrasjen e të riut, ka qënë marrëdhënia me një vajzë

E.K
Vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, arrestohen në Farkë
Foto nga vendngjarja

TIRANË- Policia ka arrestuar 4 të rinj që dyshohet se janë autorë të vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë. 3 prej autorëve që janë shoqëruar nga policia janë në moshë të mitur. Autorët janë vënë një pranga në zonën e Farkës, ku kanë qëndruar për disa orë pas krimit të rëndë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes të rinjve, për një vajzë.

Policia është duke marrë në pyetje të rinjtë, për të zbërthyer rolin që secili prej tyre ka pasur në konflikt, dhe se kush është autori i vrasjes. Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia shoqëroi edhe shokun e viktimës, për ta marrë në pyetje.

Dervishi u qëllua dy herë me thikë, ndërsa ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se Dervishi dhe autorët janë konfliktuar disa ditë më parë mes tyre, dhe mbrëmjen e djeshme i kanë bërë pritë makinës me të cilën udhëtonte viktima. Nga të dhënat paraprake, mësohet se autorët e vrasjes i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Më pas ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përplasur fizikisht, duke qëlluar dy herë me thikë në gjoks 18-vjeçarin.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët.

Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa familja Dervishi ka hapur dyert e mortit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB