Aktualitet

E rëndë në Tiranë, plagoset me thikë 40-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’

I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës

E.K
E rëndë në Tiranë, plagoset me thikë 40-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konflikti që ka pasur me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt.

Mendohet se shkak konflikti ka nisur për motive banale, ngjashëm me konfliktin tjetër që ndodhi në zonën e Shkozës, ku mbeti viktimë 18-vjeçari Aurelio Dervishi.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB