
SHKODËR- Policia e Shkodrës i ka drejtuar një apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi i gjithë qarku është i përfshirë nga moti i keq. Aktualisht në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës, ndaj Policia kërkon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Po ashtu, Policia bëri të ditur se borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria e Policisë Shkodër
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore. Aktualisht në akst rrugore Tamarë - Selcë - Vermosh; Bogë - Qafë Thorë - Theth; dhe Pukë - Fushë Arëz - Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës. Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112./ZËRI