Aktualitet

Tiktok-eri hyn lirisht në bazën ajrore të Gjadrit? Ministria e Mbrojtjes sqaron për ZËRI-n: Janë foto të vjetra!

Personi që publikon foto, i cili në pamje të parë duket se është nga Kosova, pretendonte se kishte arritur që të hynte në bazën ajrore të Gjadrit.

k.m.
Tiktok-eri hyn lirisht në bazën ajrore të Gjadrit? Ministria e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Disa ditë më parë, një video e publikuar në "TikTok" nën emrin e një personi me nofkën "urbexdrilon.bu" zbuloi pamje dhe planimetri të papublikuara më parë nga baza ajrore e Gjadrit. Personi që publikon foto, i cili në pamje të parë duket se është nga Kosova, pretendonte se kishte arritur që të hynte në bazën ajrore të Gjadrit. Ajo që ngriti dyshime ishte komenti që personi, i cili publikoi pamjet bëri krahas tyre.

“Është e rrezikshme të hysh, sepse është ende një zonë ushtarake dhe ka roje, por mund të hysh fshehurazi nëse ke fat,”-shkruante ai.

PAMJET BRENDA KAMPIT:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Duke marrë parasysh faktin që ai mund të ishte futur fshehurazi dhe kësisoj të kishte cënuar sigurinë e kampit dhe atë kombëtare, ZËRI tentoi që të komunikonte me të. Por kanali që ka në rrjetin "Telegram" është i mbyllur. Edhe pse ZËRI është bërë pjesë e rrjetit, vetëm mund të shohë se çfarë poston personi në fjalë, por nuk mund të kontaktojmë me të për të marrë një prononcim prej tij.

Tiktok-eri hyn lirisht në bazën ajrore të Gjadrit? Ministria e

Në këto kushte, ZËRI ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes duke marrë dhe një përgjigje zyrtare prej tyre. Sipas Mbrojtjes së vendit, fotot e publikuara janë të vjetra, gati një dekadë më parë.

"Kjo vërtetohet qartë nga infrastruktura e paraqitur në imazhe, e cila ka ndryshuar pas vitit 2014 dhe nuk përputhet me gjendjen aktuale. Të tilla postime, të motivuara nga qëllime dashakeqe, synojnë të cenojnë integritetin dhe imazhin e Forcave të Armatosura, por janë të pabazuara dhe të pavërteta,"-shkruan në përgjigjen e dhënë për ZËRI-n, Ministria e Mbrojtjes.

Sqarim mbi informacionet e pasakta të publikuara mbi Bazën Ajrore të Gjadrit:

Duke marrë shkas nga një postim të një blogeri të huaj anonim, i cili pretendon dhe publikon foto të supozuara si aktuale nga Baza Ajrore e Gjadrit, sqarojmë se: Fotot e publikuara janë të vjetra dhe nuk kanë asnjë lidhje me vitin 2024. Ato foto janë të realizuara më shumë se një dekadë më parë. Kjo vërtetohet qartë nga infrastruktura e paraqitur në imazhe, e cila ka ndryshuar pas vitit 2014 dhe nuk përputhet me gjendjen aktuale. Të tilla postime, të motivuara nga qëllime dashakeqe, synojnë të cenojnë integritetin dhe imazhin e Forcave të Armatosura, por janë të pabazuara dhe të pavërteta.

Pra, rasti i Gjadërit nuk ka lidhje me uzinën e Gramshit, rast që u bë publik dhe mori vëmendjen të veçantë pas arrestimit të bujshëm të “spiunëve rusë”, të cilët janë ende të prangosur në Shqipëri. Edhe disa vite më parë, rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe i riu ukrainas Fjodor Mihajlov, pretendonin se kishin hyrë për të bërë blog brenda uzinës. Por edhe sot e kësaj dite ka dyshime për qëllimet e tyre. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit gjetën në dronët që përdorte grupi pamje të disa institucioneve dhe reparteve.

Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij në Zall-Herr, rafinerinë e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake. Aktualisht, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për një tjetër dron të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë.

Por mesa duket, rastet nuk janë të ngjashëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB