Aktualitet

Sherr mes 5 adoleshentëve në Tiranë, plagoset 13-vjeçari

Konflikti mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli.

F.I
Sherr mes 5 adoleshentëve në Tiranë, plagoset 13-vjeçari
pamje nga vendngjarja

TIRANË-Një sherr mes të rinjve ka ndodhur para pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Sipas informacioneve policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Raportohet se sherri ka ndodhur mes pesë adoleshentëve ku ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar. Konflikti mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë 4 adoleshentët e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB