Aktualitet

Morën peng 30-vjeçarin për borxhin 6 mijë paund, burgosen 3 të arrestuarit

Iljaz Kotarja, Geri Cano dhe Jurgen Delia u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi më 28 nëntor morën peng Blerim Hankun. Pengmarrja dyshohet se ka ndodhur për një borxh 6 mijë paund.

D.XH
Morën peng 30-vjeçarin për borxhin 6 mijë paund, burgosen
Blerim Hanku

DURRËS  - Gjykata e Durrësit ka burgosur 3 të arrestuarit për pengmarrjen e Blerim Hankut, ngjarje e ndodhur më datë 28 nëntor. Në burg janë lënë shtetasit Geri Cano, Jurgen Delia, banues në Durrës dhe Iljaz Kotarja, banues në Tiranë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për një borxh 6 mijë paund, që një person i tretë i kishte Iljaz Kotores. Blerim Hanku kishte dalë garant për shlyerjen e kësaj shume. Kotorja dhe Hanku njiheshim më parë me njëri-tjetrin, pasi kishin qenë në të njëjtën qëli, sepse ishin dënuar për trafik droge në Angli.

Hanku, 30 vjeç me origjinë nga Dibra kishte ndërhyrë, për të njohur me njëri-tjetrin Kotorjen me një mikun e tij, për pazare në trafikun e lëndëve narkotike. Ai kishte dalë garant për gjithçka ndodhte në procesin e trafikut të drogës. Punët sa duket nuk kanë shkuar siç duhet dhe personi i tretë nuk ia ka dhuruar 6 mijë paundët Kotorjes.

Në këto kushte, Iljaz Kotarja ka nisur të bëjë presion mbi Blerim Hankun. Ai e akuzonte Hankun se paratë duhet t’ja jepte ai, duke qenë se personin real që kishte borxhin, nuk po e gjente. Më datë 28 nëntor, 3 të akuzuarit, të hipur mbi një BMV X6 kanë marrë peng në automjet Blerim Hankun. Policia lokalizoi vendndodhjen e autorëve dhe arrestoi 3 të dyshuarit e pengmarrjes./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB