Aktualitet

Çmontohet banda e shqiptarëve në Itali, 61 të arrestuar! Sekuestrohen 8 mln euro drogë, kishin "blerë" edhe efektiven

Hetimet u nisën në mars 2024 pas një sërë vjedhjesh të kryera përgjatë Riviera Romagnola.

k.m.
Çmontohet banda e shqiptarëve në Itali, 61 të arrestuar!
Pamje nga aksioni

ITALI- 8 milionë euro kanabis dhe kokainë, e 61 të arrestuar; ky është bilanci i aksionit të Policisë italiane. Grupi i goditur, me "përbërje" shqiptare ishte i specializuar sa në trafikun e drogës, sa në vjedhjen e mallrave të luksit. Sipas mediave italiane, raportohet se disa nga anëtarët e grupit janë përgjegjës për vjedhjen në shtëpinë e Pierina Paganelli, e cila u vra nga personat që iu futën në banesë. 

Por si u zbulua grupi?

Hetimet u nisën në mars 2024 pas një sërë vjedhjesh të kryera përgjatë Riviera Romagnola. Vitin e kaluar, krahas vjedhjeve të banesave, grupi kriminal dyshohet se ka qenë përgjegjës për një grabitje me dhunë ndaj një personi, të cilit i morën orën Rolex me vlerë 45 mijë euro. Po ashtu, ka dyshime se kanë lidhje edhe grabitjen e dhunshme të Pierina Paganelli, por për këtë rast hetimet ende vazhdojnë.

PAMJET NGA AKSIONI:


Në një kohë të shkurtër, grupi kishte grumbulluar një sasi të madhe mallrash luksi, duke përfshirë 40 ora me vlerë totale 800 mijë euro, veshje ekskluzive dhe 20 mijë euro cash.

Edhe pse operonin në fusha të ndryshme, dy grupet kriminale kanë vepruar në mënyrë të koordinuar.

Vjedhjet e shtëpive kishin një model të mirëpërgatitur, me anëtarët e bandës që kërkonin vetëm sendet me vlerë dhe kasafortat. Të ardhurat nga grabitjet u riinvestuan më pas në trafikun e drogës, kryesisht kokainë dhe hashash të importuar nga jashtë. Vlera totale e drogës së sekuestruar llogaritet në mbi 8 milionë euro. Kjo sasi, nëse do të shitej në treg, do t'u sillte anëtarëve të bandës shumën prej 25 milionë eurove.

Në mesin e bashkëpunëtorëve të bandës është edhe një pronar i një dyqani në Rimini, aktualisht nën hetim, i cili thuhet se ka modifikuar ambientet e brendshme të disa automjeteve për të krijuar vende fshehjeje të drogës. Mes të arrestuarve është edhe një karabiniere me shërbim në Rimini, e dyshuar për bashkëpunim me bandën e grabitësve./ZËRI

Poll

MOS HUMB