Aktualitet

Misteri i vrasjes së Bledar Dedjas/ AUTOPSIA: U godit 20 herë me thikë, pasi kreu marrëdhënie seksuale

Dyshohet se Dedja ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e një bashkatdhetari.

f.t
Misteri i vrasjes së Bledar Dedjas/ AUTOPSIA: U godit 20 herë me
BLEDAR DEDJA

ITALI- Autoritetet italiane kanë publikuar autopsinë e Bledar Dedjës, i cili u gjet i vrarë në një pyll të Trevisos disa ditë më parë. Sipas autopsisë 39-vjeçari Bledar Dedja është qëlluar 20 herë me thikë në trup. Ai vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë në mushkëri.

Ndërkohë hetuesit nuk përjashtojnë pistën që në vrasjen e 39-vjeçarit të jenë përfshirë disa persona. Mënyra se si shqiptari u gjet i pajetë në pyll, gjysëm i zhveshur, shton dyshimet se vrasja mund të ketë qenë për motive pasioni dhe se fakti që autorët e kanë lënë gjysmë të zhveshur viktimën tregon se ata kanë dashur ta poshtërojnë. 

Fakti që i kishte hequr pantallonat dhe të brendshmet dhe u gjet në një zonë të frekuentuar nga çifte, sugjeron një krim pasioni. Dyshohet se Dedja ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e një bashkatdhetari. Hetuesit mendojnë se shqiptari është qëlluar me thikë në fund të marrëdhënies seksuale.

Shqiptari Bledar Dedja u gjet i vdekur në një zonë pyjore në Via Dei Colli mëngjesin e së dielës së 21 janarit. Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshme të hequra./ZËRI

Poll

MOS HUMB