
HIMARË- Seanca gjyqsore për kërkesën e Fredi Belerit është shtyrë. Vendimi nëse Beleri do të lejohet që të betohet si kryebashkiak apo jo do të merret në 26 janar.
Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit kanë kërkuar sërish përjashtimin ë gjyqtares së Apëlit të Posaçëm Daniela Shirka. Kjo është kërkësa e 12 e kryebashkiakut të zgjëdhur të Himarës për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.
I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës./ZËRI