Aktualitet

Sherr me lopata mes bashkëfshatarëve në Lezhë, shkak prona dhe bagëtitë (Emrat)

Babë e bir kanë qëlluar me lopatë shtetasin Kolë Ndreca. Shkak për konfliktin dyshohet se janë bërë pronat dhe bagëtitë.

D.XH
Sherr me lopata mes bashkëfshatarëve në Lezhë, shkak prona
I moshuari i plagosur gjate sherrit me lopata Kol Ndreca

LEZHË – Një konflikt mes dy personave në fshatin Ungrej të Lezhës ka përfunduar me plagosjen me sende të forta të një të moshuari. I plagosur ka mbetur shtetasi Kolë Ndreca. Ai ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. I moshuari, që ka marrë plagë në kokë, ka treguar gjithçka që ka ndodhur.

"Me këtë fshatarin ka disa vite që kemi hatërmbetje me njëri-tjetrin. Më ka hyrë në tokën e babës. Fajin e ka vëllai im. Ai futi dhitë në tokën e babës. Unë i thirra dhe më qëlloi me lopatë. U përleshëm tek për tek e nuk kishte çfarë të bënte. Më pas mori djalin e vet dhe më dolën para. Në konflikt u fut dhe djali i tij. E kapa djalin e ai më qëlloi me lopatë", thotë ai.

Ndërsa babë e bir janë ndaluar nga policia, Kola bën thirrje që autoritetet të marrin masa, që konflikti të mos degradojë. "Shteti të marrë masa ose ata ose unë. Nëse nuk merret dot shteti të ma lënë mua”, shprehet ai më tej. Në lidhje me rastin, Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat babë e bir, ndërsa po heton konfliktin e vjetër, i cili dyshohet se ka ndodhur për pronat.

Policia e Lezhës: Arrestuam 56-vjeçarin dhunues, proceduam djalin e tij

Policia në Lezhë, me anë të një lajmërimi, ka njoftuar se në lidhje me konfliktin me sende të forta në Ungrej të Lezhës, kanë arrestuar një 56-vjeçar dhe kanë proceduar penalisht djalin e tij. Babë e bir, Lek Prenga dhe Zef Prenga dyshohet se kanë dhunuar me sende të forta (lopatë) shtetasin Kolë Ndreca.

Njoftimi i plotë:

Kanosën dhe goditën me send të fortë, fqinjët, për shkak të konflikteve për motive pronësie, arrestohet 56-vjeçari dhe procedohet penalisht djali i tij.Menjëherë pas kallëzimit të 68-vjeçarit Kol Ndreca, mbrëmjen e djeshme, se 2 shtetas (fqinjë të tyre) kishin kanosur dhe kishin goditur me send të fortë (lopatë), atë dhe djalin e tij, Simon Ndreca, pas një konflikteve për motive pronësie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi Lek Prenga, 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Zef Prenga, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Rreth orës 19:00, të datës 23.01.2024, dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë)./ZËRI/

Poll

MOS HUMB