Aktualitet

FT/ Ishte masakruar me thikë në fytyrë e gjoks, gjendet i vrarë në pyll shqiptari në Itali

Dedja prej disa kohësh jetonte dhe punonte në zonë u gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

k.m.
FT/ Ishte masakruar me thikë në fytyrë e gjoks, gjendet i
Bledar Dedja

ITALI- Një shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, në provincën e Trevisos në Itali. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Bledar Dedjan, në trupin e të cilit u konstatuan plagë me thikë në fytyrë dhe gjoks. Dedja prej disa kohësh jetonte dhe punonte në zonë u gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

FT/ Ishte masakruar me thikë në fytyrë e gjoks, gjendet i
Familja e Bledar Dedjas

Me origjinë nga Shqipëria, Bledar Dedja punonte në restorantin "L'Antica Abbazia" në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas gruan dhe një vajzë të vogël: familja e tij e kishte parë për herë të fundit të shtunën pasdite. Por duke qenë se ai nuk u kthye në shtëpi pasi mbaroi turnin në punë, gruaja u alarmua dhe njoftoi në Polici për zhdukjen e tij. Trupi i pajetë i burrit u gjet disa orë më vonë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

Tashmë hetuesit po hetojnë rastin, ku pista kryesore është ajo e vrasjes, por ende nuk dihen detaje dhe as shkaku./ZËRI

Poll

MOS HUMB