
TIRANË- Banorët e Thumanës kanë dalë sërish në protestë kundër projektit të rrugës Thumanë –Kashar. Sipas banorëve projekti e nxjerr rrethin e Krujës jashtë lojë dhe bën të pamundur aksesin normal në zonë.
Banorët janë shprehur se ndërtimi që po bën firma është jashtë çdo standardi, ku nënkalimet janë të ngushta dhe nuk shërbejnë për kalimet e mjeteve bujqësore. Ndër të tjera banorët thonë se nuk janë bërë dëgjesa publike për këtë projekt duke mos marrë mendimin e tyre
Qindra protestues bllokuan punimet e firmës dhe për disa minuta edhe autostradën Thumanë-Milot. Ata kërkojnë nga shteti të marrë masa për të mos e nxjerrë jashtë loje rrethin e Krujës dhe këto biznese të cilat ushqejnë rreth 1000 familje./ZËRI