
FIER- Një autobus i mbushur me pasagjerë, ka marrë flakë në ecje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën Fier-Patos. Shkak, paraprakisht, dyshohet të jetë bërë një defect tek gomat e autobusit. Autobusi ka ndaluar dhe të gjithë pasagjerët që ishin brenda tij, kanë zbritur. Deri më tani nuk raportohet për asnjë person të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të shuar flakët.
Njoftimi:
Rreth orës 19:15, në aksin rrugor "Fier-Patos", dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.