
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi gjatë ditës së djeshme, ka lyer me benzinë veten dhe bashkëshorten.
Burri e ka kryer aktin e rëndë në rrugën “Vangjel Noti” në kryeqytet dhe mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Pasi ka bërë këtë veprim, 49-vjeçari është larguar me makinë. Gjatë tentativës për të ikur, ai u përplas me një mur të një ndërtesë. Pasi përplasi mjetin, burri është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit, efektivët i kanë gjetur një mjet prerës thikë.
Njoftimi i policisë:
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij.
Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)"./Zëri.ai/