Aktualitet

Çështja "Beleri", Gjykata Kushtetuese e kalon për gjykim 

Shqyrtimi do të bëhet në seancë mbi bazë dokumentesh.

k.m.
Çështja "Beleri", Gjykata Kushtetuese e kalon për
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim çështjen ‘Beleri’. Vendimi është bërë me dije zyrtarisht nga 'GJK', ku theksohet se shqyrtimi do të bëhet në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve të mbledhura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ju informojmë se në Gjykatën Kushtetuese në datën 28.09.2023 është paraqitur dhe regjistruar me nr. 2 (Dh) 2023 regjistri themeltar, datë 28.09.2023 kërkesa me kërkues Dhionisios Alfred Beleri, me objekt: “Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1313 (224), datë 25.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 19, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i vendimit nr. 46, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në datën 23.10.2023, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato kanë një sfond politik.  Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit deri tashmë. Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB