Aktualitet

Meçollari ngre dyshime: Baza e Porto Palermos do ti jepet me koncesion një oligarku, plani ka nisur që në 2023

Edhe pse nuk përmend emra konkretë, Meçollari thotë se projekti ka nisur në janar të vitit 2023 kur Shtabi i Përgjithshëm, i drejtuar nga Arben Kingji miratoi dhe propozoi nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes së bazës së Porto Palermos, projekt i miratuar nga presidenti Bajram Begaj. 

f.g
Meçollari ngre dyshime: Baza e Porto Palermos do ti jepet me koncesion
Artur Meçollari

TIRANE- Ish-kreu i Shtabit të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka ngritur dyshimet se plani për rijetëzimin e gjirit të Porto Palermos, përfshirë edhe hapjen e Portave të Tunelit, që u bë dy ditë më parë, ka nisur që në janar të vitit 2023 dhe pritet që baza detare ti jepet me koncesion një oligarku. 

Edhe pse nuk përmend emra konkretë, Meçollari thotë se projekti ka nisur në janar të vitit 2023 kur Shtabi i Përgjithshëm, i drejtuar nga Arben Kingji miratoi dhe propozoi nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes së bazës së Porto Palermos, projekt i miratuar nga presidenti Bajram Begaj. 

Gjithashtu në një prononcim për Euronews, Meçollari thotë se për këtë projekt ka një interesim madhor të një investitori arab, oligark. 

"Kuptohet është një oligark nga mbrapa që e kërkon. Flitet për një investitor arab"-tha Meçollari, që shpjegon se ndryshimi i statusit është edhe "kleçka" që i hap rrugën këtij projekti.

POSTIMI I PLOTË: 

“NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare. Këto postime më kujtojnë atë telegramin e Koço Devoles “Gjyshja është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër”. Po pse nuk thoni të vërtetën? Do ja japim me koncesion një oligarku. Jo po projekt i Ministrisë së Mbrojtjes. Etj. Etj. Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim. A e ka miratuar Presidenti Bajram Begaj nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes të pjesës më të madhe të Porto Palermos? Në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.

Për kujtesë:
1) nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i 80% të bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016 është nën hetim nga SPAK;
2) rasti i bazës detare të Sarandës tregon se nuk mund të ndryshojë destinacioni, përveç për qëllime ushtarake, i një prone në Planin e Veprimit dhe Përhapjes;
3) me vendim të gjykatave Forca Detare ka sot nën sekuesstro Preventive 70 ha, që përfshinë dy baza detare, Sarandë dhe Shëngjin), të cilat aktualisht ruhen nga kompanua “Ilirian Guard”.

Me ketë histori korrupsioni dhe nën hetim nga SPAK, a keni legjitimitet të vijoni tjetërsimin e bazave detare????/ZËRI

Poll

MOS HUMB