Aktualitet

Sherr me thika në Elbasn, arrestohet 36-vjeçari

L. B. dhe një tjetër i përfshirë në konflikt, i identifikuar si R. M., 33 vjeç, kanë goditur 36-vjeçarin me grushte dhe sende të forta.

M.M
Sherr me thika në Elbasn, arrestohet 36-vjeçari
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 36-vjeçar është arrestuar pas një konflikti për motive të dobëta nga Policia e Elbasanit. N. Gj., 36 vjeç, akuzohet se ka plagosur me thikë L. B., 50 vjeç. Ndërkohë, L. B. dhe një tjetër i përfshirë në konflikt, i identifikuar si R. M., 33 vjeç, kanë goditur 36-vjeçarin me grushte dhe sende të forta. Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy të fundit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

"Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin N. Gj., 36 vjeç, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. B., 50 vjeç dhe R. M., 33 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, shtetasin L. B., ndërsa 50-vjeçari dhe shtetasi R. M. (të afërm të njëri-tjetrit) kanë goditur me grushte dhe send të fortë, 36-vjeçarin"./ ZËRI

Poll

MOS HUMB