
POGRADEC-Pamjet që shihni tregojnë një momentin tjetër nga ngjarja e rëndë në Pogradec, ku pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Egli Proga, shihet i shtritë në mes të rrugës. Babai i dy fëmijëve ndihmohet nga kalimtarë të rastit, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërrijnë dy furgonë policie. Në pamjet e sigutuata nga Ballkanweb banorët shihet teksa mbajnë prej krahu viktimën, para se ai të ndërronte jetë.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë. Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me viktimën jashtë ambienteve të një lokali. Në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI