Aktualitet

‘Më vjen keq që familja u katandis në këtë derexhe’, bashkëshorti i Mayas: Nuk më lejonte të takoja djalin

Burri i Mayas thotë se këngëtarja nuk e linte të takonte djalin

E.K
‘Më vjen keq që familja u katandis në këtë
avokati

TIRANË- Bashkëshorti i Maya-s, në një intervistë për “Shqipëria Live” tregon të vërtetën e tij lidhur me konfliktin në çift. Sipas Arben Shuaipit, në vitin 2022 ka paditur Maya-n, por ende procesi gjyqësor nuk ka përfunduar. Ai pretendon se Maya nuk ka pranuar të ballafaqohet, ndaj raporti ka qenë shumë i vështirë.

“Padinë e ndarjes e kam ngritur 2 vite më parë. Në 2022 kam kërkuar të ndahem, është bërë vetëm seanca e pajtimit, seanca e dytë u bë pardje. Në 14 do të paraqiten provat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit. Në 2022, ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojte, unë isha në Itali, pa prova dhe pa arsye. Unë e kam ankimuar dhe është rrëzuar mbrojtja për një vit. Ajo më akuzoi për dhunë verbale. Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem. Nga atëherë, ka qenë një raport shumë shumë i vështirë. Ajo kërkon të largohem nga banesë duke i lënë pronësinë dhe fëmijën”.

Problemi kryesor sipas Shuaipit, është fakti se nuk lejohet të takojë djalin, madje në disa raste është detyruar të shkojë me patrullë policie në shtëpi.

“Një nga problemet kryesore, unë kam qenë në presion nga zonja, duke mos më dhënë fëmijën. Kur takoj fëmijën, herë pas herë kam publikuar dhe video, është një vendim i parakohshëm që unë dy herë në javë ta marr me videocall nga Italia dhe të shtunën ta takoj. Në vendimin e mëparshëm, thuhej se mund ta takoja 4 herë djalin dhe nuk më lejonte. Kam pasur problem të jashtëzakonshëm për të takuar fëmijën tim. Unë kam shkuar dhe me patrullë për të mbajtur fëmijën, një kalvar i vërtetë”.

Avokati i këngëtarës, Idajet Beqiri akuzoi Arben Shuaipin se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij dhe se ka qenë konsumator i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Por, vetë arkitekti i mohoi të gjitha këto akuza dhe u ndal te fakti që nuk është lejuar të takojë djalin.

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO:

Shuaipi: Ka qenë avokat i familjes. Më vjen keq që është bërë pjesë i këtij procesi, se është mik i përbashkët i familjes.

Beqiri: I kam të dy miq, por Arbenin e kam mik nga familja e Majës. Jam njohur kur ishin në lidhje me njëri-tjetrin. Arbeni është i nxitur, këtë martesë e prishi Arbeni se abuzon shumë me alkoolin dhe me gjëra të tjera, edhe lëndë narkotike. Madje, është dënuar nga Gjykata e Durrësit se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Kur i jep alkoolit, nuk di të ndërtosh marrëdhënie me njerëzit që të rrethojnë., ka ush dhunë psikologjike dhe më shumë, e ka goditur Maya-n. Se kur jepet urdhri i mbrojtjes, shihen me detaje gjërat. Fëmija iu la Mayas, u detyrua Arbeni të paguante për ushqimin. E ka thyer urdhrin e mbrojtjes mbi 20 raste. Fëmijën e nxjerr dado, madje në urdhrin e mëparshëm e kishim dhe në prani të një psikologeje. Se tani, ky e merr fëmijën, e ul para në makinë, i ati i jep dhe ndonjë gotë, rrezikon fëmijën. Arbeni e tepron me të gjitha. Arbeni është disa vite më i madh se Maya.

Shuaipi: Do ndahem unë me Mayan apo ti se s’po e kuptoj? Ka qenë periudha kur unë punoja në një nga shtëpitë e avokatit, kthehesha nga Durrësi për të marrë djalin. Kisha konsumuar një birrë dhe një picë. Nuk isha jashtë normave, ishte minimumi për të drejtuar makinën. Ligji më pas u ndryshua, unë isha jashtë normave. Vetëm ky, se edhe Idajetit mund t’i ishte hequr patenta në Elbasan. Sa i përket lëndëve narkotike, kam bërë 2 herë me dëshirë te QSUT analiza të plotë. Mund të futeni, kam paraqitur të gjitha analizat në gjykatë. Tani unë do po se duan këta apo do bëhem i pirë se duan këta. Analizat i kam bërë të gjitha me dëshirë. Kjo po më bëhet kalvar edhe për jetën e fëmijës. Se kuptoj pse këta këmbëngulin me kaq forcë.

Pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, në rrjet qarkulloi një video e sherrit mes saj dhe bashkëshortit. Këngëtarja Maya Aliçkaj dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa në bisedën mes tyre që qarkullon ne rrjet, ata debatojnë për një banesë me fyerje dhe tone të larta zëri. Shuaipi i kërkon Maya-s të largohet nga banesa duke pretenduar është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati mes tyre ka vijuar me tone të ashpra.

Poll

MOS HUMB