
TIRANË- Enton Punavia, drejtor i Transportit dhe Trafikur Rrugor në Bashkinë e Tiranës, është paraqitur këtë të enjte në prokurorinë e posaçme. Ndaj tij SPAK ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje, për shkak se është i përfshirë në dosjen 5D që çoi në pranga drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës. GJKKO firmosi 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të tjerë Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
ARREST NË BURG
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha
DETYRIM PARAQITJE
Eglantina Zere
Enton Punavia
Deborah Keçi
Nestor Muhametllari
Julian Zanaj
Albano Janku
Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC.
Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjykata ka vendosur gjithashtu arrest me burg edhe për Taulant Tushën, një tjetër ish-drejtues i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit që ndodhet aktualisht në qeli për çështjen e inceneratorit të Tiranës./ZËRI