Aktualitet

Kërcet grushti në zyrën e kryetarit të Bashkisë në Pukë, rrihen dy zyrtarët

Dy zyrtarë të bashkisë janë zënë në zyrën e Rrok Dodajt

E.K
Kërcet grushti në zyrën e kryetarit të Bashkisë në
Rrok Dodaj

PUKË- Momente tensioni, që kanë degjeneruar në dhunë fizike, raportohet se kanë ndodhur ditën e djeshme në Bashkinë e Pukës. Gjithçka ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj. Sipas neësbomb.al ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku drejtori i Burimeve Njerëzore, Sokol Gjoni, është përfshirë në një konlikt me një tjetër person i cili mban detyrë shetërore.

Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike. Është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut Dodaj dhe sekretares së Këshillit Bashkiak, Edona Hyseni, të cilët bënë të mundur neutralizimin e dy zyrtarëve.

Ndërkohë mësohet se lidhur me këtë ngjarje Komisariati i Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim sa i përket këtij konflikti. Gjithashtu, as nga Bashkia e Pukës deri më tani nuk ka një reagim zyrtar sa i përket këtij konflikti të ndodhur në zyrën e kryebashkiakut.

Poll

MOS HUMB