Aktualitet

Pamje të trishta, 39-vjeçari në Tiranë qëllon një mace me armë, shoqërohet në Polici

Videoja u bë publike në mediat sociale, duke shkaktuar edhe shumë reagime. 

k.m.
Pamje të trishta, 39-vjeçari në Tiranë qëllon
Pamje nga të shtënat

TIRANË- Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pas disa pamjeve të rënda që janë publikuar në rrjet teksa qëllonte një mace me armë zjarri. Pamjet e publikuara nga "JOQ", tregojnë pasi ka qëlluar me armë sportive një mace, ndërsa më pas filmon katërputroshen teksa zvarritet për t'u shpëtuar plumbave. Videoja u bë publike në mediat sociale, duke shkaktuar edhe shumë reagime. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Disa orë pas publikimit të videos, Policia identifikoi autorin si Suel Karameta, 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Megjithatë u mjaftua vetëm me shoqërimin dhe me procedimin e tij penal për veprat penale: "Keqtrajtimi i kafshës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

NJOFTIMI I PLOTË:

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (mace), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Në vijim të veprimeve, u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale "Keqtrajtimi i kafshës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që kafshët në këtë vend keqtrajtohen, ndërsa dhunuesit dhe aq më keq vrasësit, ia hedhin paq për shkak të mungesës së legjislacionit përkatës. Ndër vite ka pasur me dhjetra pamje që kanë tronditur vendin, ku edhe të mitur kanë dhunuar për vdekje kafshët e tyre shtëpiake, e përveç dënimit nga opinoni publik, nuk kanë pasur asnjë pasojë tjetër. Ndërkohë që vendi ynë fqinj, Greqia, ka masat më të rrepta në rajon për dhunën ndaj kafshëve, duke gjobitur në disa raste me dhjetra mijëra euro dhunuesit, e po ashtu duke mos kursyer as dënimin me burg.

Por në një vend ku institucionet lokale, urdhërojnë helmimin ose gjuetinë me çifte të kafshëve endacake, një ligj i tillë duket absurd, ashtu si dhe dhunë ndaj krijesave që nuk mund të mbrojnë dot veten e tyre. 

Poll

MOS HUMB