
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, por edhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim (tashmë Partia e Lirisë), Spartak Braho është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por arsyet nuk dihen.
Për më shumë se një orë e gjysmë, ish-deputeti ka qëndruar në ambientet e SPAK. Ndërsa për gazetarët është shprehur se ishte paraqitur për punë profesionale, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me vizitës së tij.
“Punë profesionale. Duhet zhvilluar më tej ligji për veprimtarinë e SPAK,"-shtoi ai para kamerave që ishin të pranishme para ambienteve të SPAK.
Ndërkohë që edhe nga ana e SPAK, nuk ka pasur asnjë njoftim se përse ishte thirrur për të dëshmuar ish-deputeti.