
TIRANË- Një vajzë është ngacmuar seksualisht teksa udhëtonte me urbanin e linjës së Kopshtit Zoologjik. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i riu, fatorino në urban, kryen akte të turpshme në prani të të resë, e cila për fat të mirë ka shpëtuar pa asnjë pasojë. Por ka filmuar të gjithë ngjarjen, si provë për organet ligjzbatuese.
Rrëfimi i të resë: U habita, nuk po u besoja syve, thashë nuk është e vërtetë, u shtanga. Vetëm nga gjesti që bëri. Thashë a është e vërtetë apo jo. Mbrëmë thjesht ngriva, mbaja telefonin e thashë nëse do të bënte ndonjë gjë ta denoncoj. Është e njëjta linjë që marr prej dy vitesh. Është fatorino i linjës. Isha e vetme në autobus. Kjo situatë nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Kam zbitur nga autobusi, as çadrën nuk hapa, vetëm i thashë vëllait hajde shpejt.
View this post on Instagram
Deri më tani asnjë masë nuk është marrë lidhur me personin që shfaqet në video./Zëri.ai