Aktualitet

Me makinë policie te dera e pallatit, si do të bëhet transferimi i Berishës në SPAK

Edhe pse poshtë banesës së Berishës kishte një makinë policie, ai shkoi drejt SPAK me makinën e tij private

E.K
Me makinë policie te dera e pallatit, si do të bëhet transferimi
pamje nga banesa e berishes

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet nga një patrullë policie nga ambientet e banesës së tij për në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, po presin ish kryeministrin poshtë pallatit të tij, ndërsa po konsumojnë një kafe.

Berisha do të japë llogari për prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja, ndaj të cilëve vazhdimisht ka hedhur akuza të forta, që punojnë me regji të Edi Ramës. Ndërkohë që prokurorët do të marrin në pyetje në datën 25 Janar edhe dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Beteja e Berishës me drejtësinë vijon në disa drejtime, dhe në shkallë të ndryshme të gjyqësorit. Ai ka apeluar si vendimin e GJKKO që e la nën masën e arrestit të shtëpisë, ashtu dhe vendimin e dy prokurorëve të çështjes që rrëzuan kërkesën e tij, që të merrte leje për të shkuar në Kuvend.

Me pengimin e Berishës për të ushtruar të drejtën si deputet, dhe nëse hetimet e SPAK do të zgjaten, ish-kryeministri rrezikon mandatin nëse nuk shkon për 6 muaj me radhë në Kuvend, siç ndodhi dhe në rastin e ish-numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetaj.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB