
TIRANË- Kompania Ritello ka mbyllur dyert! Pas dhjetëra denoncimeve të bëra publike nga ZËRI me zë e figurë Zëri tenton prej ditësh që të flasë me përfaqësuesit e kësaj kompanie, përmes bashkëpunëtorëve të jashtëm. Por edhe pse për ta, ishin numra të panjohur, në anën tjetër të telefonit nuk përgjigjej askush.
Të gjendur në këtë situatë, gazetarët e ZËRI-t vendosën të shkonin pranë zyrave të Ritellos në Astir. Në këtë mënyrë vërtetuam atë që dyshonim, zyrat janë të hapura, por kanë venfdosur të mo rekrutojnë të rinj të tjerë në kompaninë e tyre. Të huajt janë një ‘rrezik’ potencial për të zbuluar të palarat e kësaj kompanie, ndaj ata kanë vendosur të qëndrojnë në qetësi.
Me Stiljano Merkohitojn në krye, agjentët shihen të ulur në zyrë.
Pas kësaj vizite, ZËRI tentoi sërish te telefononte dhe personi që u përgjigj, në dukje vetë Merkohitoj pretendon se duke qenë se janë festat e fundvitit, janë mbyllur. Pamjet e filmuara këtë mesditë, më 23 dhjetor, nuk tregojnë këtë gjë.
*Mos bini pre e këtyre mashtrimeve, çdo rast të tillë denoncojeni në redaksinë e ZËRI-t, në numrin e celularit: 0692075095